Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vettingu për dy gjyqtarët e Tiranës, në skenë rishfaqet edhe Ina Rama

Postuar: 11/01/2019 - 21:01

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur datat e seancave të rivlerësimit të dy gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu pasi kishin probleme me justifikimin e pasurisë. KPA ka vendosur datën 5 shkurt për seancën e rivlerësimit për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.

Trupi gjykues për këtë çështje përbëhet nga kryesuese: Natasha Mulaj; relatore: Rezarta Schuetz dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci.

Brati u konfirmua në detyrë më 5 korrik, por vendimi i KPK-së, u ankimua nga KPA për shkak të dyshimeve lidhur me pasurinë e gjyqtares.

Ndërsa më datë 04 shkurt, KPA ka vendosur seancën e rivlerësimit të Artan Zenelit.

Trupi gjykuese e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesuese: Rezarta Schuetz; relatore: Ardian Hajdari dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua më 18 maj pasi në 10 vite ai kishte siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 11:54

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës.

Postuar: 20/03/2019 - 11:43

Gjatë paradites së sotme fermerët në qytetin e Lushnjes kanë dalë në protestë, për të kundërsht

Postuar: 20/03/2019 - 11:29

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku do dalë sot para gjykatës për tu përballur me padinë e kryemi

Postuar: 20/03/2019 - 11:16

Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e t

Postuar: 20/03/2019 - 11:06

Ditën e sotme po zhvillohet një protestë në Lushnje.