BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Aktualitet

Vettingu e shkarkoi nga detyra, gjyqtari Aleks Nikolli befason me reagimin e tij

Vettingu e shkarkoi nga detyra, gjyqtari Aleks Nikolli befason me reagimin e tij

Gjyqtari Aleks Nikolli i cili ngeci në rrjetën e vettingut dhe u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale me vargjet e Rudyard Kipling.

Nikolli, i cili heshti pas vendimit dhe nuk pranoi të komunikonte me mediat, shkruan se komunikimi i tij përmes fjalëve të shumëdëgjuara vjen në respekt të raporteve sociale dhe kureshtjes pozitive dhe negative për të.

MESAZHI
Në respekt të raporteve sociale që kemi ngritur dhe të kureshtjes pozitive dhe negative të ngritur ndaj gjendjes time të sotme, më lejoni që të komunikoj me ju përmes fjalëve të shumëdëgjuara, por të pavdekshme të nobelistit britanik Rudyard Kipling!

Në mundesh të ruash arsyen
Kur bota e humbet fillin
E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh
Sa here për ty dyshojnë, e s’të përfillin
Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur
E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim
Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh
E të trajtosh njëlloj e pa dallim
Ngadhënjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta

Në kurthe për trutharët, kopukët do t’i kthejnë,
Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh
Me vegla pune që nuk vlejnë!

Në mundesh, fitoret qe ke korrur, t’i flijosh
Si në kumar, në një të vetme lojë
Të rrezikosh, të humbësh, e prapë te fillosh
Dhe humbjet kurrë të mos i zësh me gojë!

Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë
E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit,
Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë.

Në mundesh të flasësh me maskarenjtë
Por nderin tënd ta ruash
E të ecësh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton.

Në mundesh të mbushësh ti minutat,
Aq të rënda, me vepra që peshojnë,
Dije, dhe mos ki asnjë dyshim
E jotja do jetë bota me ç’ka brenda
Dhe burrë do jesh, o biri im….