BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Vettingu/ Komisioni i Vlerësimit jep vendimin për kreun e Gardës, Gramoz Sako

Vettingu/ Komisioni i Vlerësimit jep vendimin për kreun e Gardës,

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i drejtuar nga Ana Kapo, përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij Komisioni janë nga ILDKPKI, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve.

Vlerësimi i subjekteve qe jane pjese e vleresimit do të kryhet mbi tre komponentë: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Që prej majit të vitit të kaluar, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës kanë dorëzuar 3 formularët e vetëdeklarimit.

Më të lexuarat