
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

VIDEO/ Përplasi të miturën me motor dhe arratiset nga vendi i ngjarjes, e pëson 35-vjeçari. Ja momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën e shtrirë

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Janar 2023

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka aksidentuar një vajzë 9-vjeçare me motor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën 'Demokracia'. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se i riu është identifikuar dhe arrestuar brenda pak orëve, ndërkohë që janë publikuar dhe pamjet e rënda nga aksidenti. Aty shihet momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën e shtrirë pas përplasjes nga motori.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, identifikon dhe vë në pranga autorin. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 35 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" pasi në rrugën "Demokracia", ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Më të lexuarat


Mbeti viktimë e konfliktit me armë në Kavajë, zbardhet për çfarë ka qenë i dënuar më parë 43-vjeçari

Tortura, rrahje dhe plagë në trup/ Dhunimi barbar dhe vrasja e shqiptarëve në burgjet europiane, shteti shqiptar i pazot për të reaguar

Ky është një nga personat që mbeti viktimë nga konflikti në Kavajë (FOTO)

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

U vra me thikë në zemër, çfarë fshihet pas vdekjes së të riut në Elbasan

Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur (DETAJE)

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Vrasja e dy personave në Kavajë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?
