Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

(Video) Armët përtokë dhe RENEA në aksion/ Si u arrestuan anëtarët e grupit ‘Bajri’ duke luajtur bilardo?

Postuar: 22/09/2018 - 13:32

Dalin pamjet e arrestimit të anëtarëve të grupit ‘Bajri’. Policia e Shtetit ka publikuar me video momente nga aksioni në Tiranë dhe Shkodër e Roterdam ku u vunë në pranga 11 anëtarë të grupit kriminal dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Në pamje shihen se një pjesë e grupit u ndalua teksa ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34 vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe ish portieri legjendar i Vllaznisë Armir Grima dhe ish portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi.

Operacioni i koduar ‘Oaz’ u realizua në Tiranë, Shkodër dhe Holandë. Finalizimi i operacionit erdhi pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me organet holandeze.

Ndërkaq, operacioni ku u vunë në pranga 11 persona, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë, zgjati nga pasditja e djeshme deri orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shpallur në kërkim Enver Bajrin, i cilësuar si 'koka e grupit'. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 18:32

 Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Pukë. Mësohet se i riu Çlirim Bukuroshi është aksidentuar me motor dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Postuar: 18/10/2018 - 18:31

Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga mediat spanjolle, shqiptarët janë të dytët për sa

Postuar: 18/10/2018 - 17:34

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi&

Postuar: 18/10/2018 - 17:21

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme.

Postuar: 18/10/2018 - 17:09

Një trup i pajetë është gjetur sot në Fier, ndërsa sipas dyshimeve të para mendohet se është godi

Postuar: 18/10/2018 - 16:18

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje histori

Postuar: 18/10/2018 - 15:43

Policia ka arestuar tre persona në Berat pasi vidhnin naftë nga kantiera e një firme gazsjellësi.