BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Aktualitet

VIDEO/ Atentati në tentativë ndaj biznesmenit të njohur në Tiranë, Artan Hoxha tregon prapaskenat tronditëse: Në dijeni edhe SHBA, mund të ishte vrarë vajza dhe djali i tij

VIDEO/ Atentati në tentativë ndaj biznesmenit të njohur në

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet. Ky i fundit ka denoncuar në polici se ka konflikt me një person dhe lidhur me këtë ka vënë në dijeni edhe kryeministrin, presidentin si dhe ambasadën e SHBA. Artan Hoxha tha se deri më tani ka dhënë deklarim vetë biznesmeni, djali dhe vajza e tij e cila ka qenë prezente në momentin kur dy persona kanë tentuar të ekzekutojnë të atin.

“Bëhet fjalë për një atentat të dështuar që ka ndodhur mbrëmjen e enjte. Atentati ka ndodhur ditën e enjte diku në mbrëmje. Për fat të mirë ka dështuar por do kishim një biznesmen të vrarë në mes të kryeqytetit. Bëhet fjalë për një ngjarje e cila ka krijuar një problematikë së pari për fat të mirë që nuk u realizua objektivi. Biznesmenin e ka shpëtuar fati.

Është një ngjarje që është mbajtur në heshtje. Është dukur në fillim si e pabesueshme. Realisht ngjarja tashmë është në hetim. Ka dhënë deklarim biznesmeni, djali dhe vajza e tij që ka qenë prezente aty.

Po merret në pyetje roja i pallatit. Duhet të parandalohet që kjo ngjarje të ketë vijim dhe pasoja. Kemi të bëjmë me një biznesmen që para se të ndodhte kjo i është drejtuar prokurorisë, letër kryeministrit dhe presidentit dhe ambasadës së SHBA me dosje. Personi e ka thënë me bindje se ka konflikt vetëm me një person. Ngjarja duhet hetuar për shkak të rrezikshmërisë së madhe. Mund të ishte vrarë ai dhe vajza e tij”, tha Artan Hoxha.

Më të lexuarat