BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Video/ Hidhet në erë pallati në Durrës, e gjithë zona 'pushtohet' nga tymi

Video/ Hidhet në erë pallati në Durrës, e gjithë zona

Një tjetër pallat është prishur sot në orën 13:00 me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin Durrës, ndërsa rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit.

Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet pas shpërthimit të godinës, e cila është kthyer në gërmadha.

Ndërkohë që e gjithë zona përreth është ‘pushtuar’ nga tymi.