Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

(Video) Shkatërrohet super-banda e rrezikshme në Vlorë, 5 në pranga për shit-blerje droge. Momentet e arrestimit

Video: 

Postuar: 17/11/2018 - 10:15

Pesë persona janë vënë në pranga në Vlorë, si pjesë e një grupi që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se u kapën mat personat që e shisnin dhe ata që e blinin. 

Gjatë aksionit dhe kontrollit policia bëri edhe sekuestrimin e rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.

Njoftimi i policisë 

Operacioni nga Seksioni për Narkotikët në DVP Vlorë në bashkëpunim me struktura të tjera të Policisë së Shtetit.

Sekuestrohen rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 shtetas, (ata që shisnin lëndën narkotike si dhe ata që e blinin lëndën narkotike)

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:

▪ Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

▪ Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

▪ Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.

Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa.

• 1 automjet frigoriferik tip “Renault”

• 1 autoveturë tip “Peugeot 407”

• 7 aparatë celularë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:09

Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia Helene në kufirin greko-shqiptar.Në aksionin e zhvilluar në Sajadhe të Igumenicës u sekuestruan rreth 19 kg marijuanë.Autoritetet greke ndaluan një automjet

Postuar: 10/12/2018 - 17:50

 Studentët ka mbyllur për sot ditën e 6 të protestës së tyre para ministrisë së Arsimit.

Postuar: 10/12/2018 - 17:41

Pedagogu Arlind Qorri i cili është dhe pjesë e organizatës Lëvizja për Universitetin, ditët e fun

Postuar: 10/12/2018 - 17:31

 Pas studentëve, në protesta janë ngritur edhe qytetarë të Shkodrës dhe Kavajës.

Postuar: 10/12/2018 - 17:27

Disa prej banorëve të “Unazës së Re” u ka shkuar njoftimi sot nga IKMT për prishjen e

Postuar: 10/12/2018 - 17:21

Në protestën gjashtë ditore të studentëve që zhvillohet para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mungu

Postuar: 10/12/2018 - 17:03

Banorët e Shkodrës dhe Kavajës janë ngritur këtë pasdite në protestë, ndërsa deri më tani raporto