Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

(Video) Si në filmat aksion/ E tmerrshme si biznesmeni Kokëdhima hidhet mbi xhamin e furgonit dhe terrorizon turistët spanjollë: Ngrini postbllok…erdhën me thika, kanë thyer makinën

Postuar: 17/08/2019 - 23:50

Ky është momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Turistët brenda furgonit janë të tmerruar ndërsa automjeti dretjohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.

Ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty. Por rruga bëhet e vështirë. Turistët dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë, edhe ai vet kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje.

Ndërkohë, nga sa dëgjohet nga cfarë thonë shqiptarët, turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq, por pronari i është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon,. duke ju hedhur mbi xham.

Shqiptarët dëgjohen të thonë se pas tyre është edhe një tjetër automjet që po i ndjek, ndërsa thonë se kishin edhe armë të ftohta. Mihal Kokëdhima tashmë është i arrestuar nga policia.

Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët. Në atë moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie.

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt

Merrni policinë, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi

Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:45

Përplasja në një lokal mes dy katër të rinjve në Dibër ka përfunduar me bilanc tragjik.

Postuar: 18/09/2019 - 07:44

Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë kanë bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së is

Postuar: 18/09/2019 - 07:33

Statistikat tregojnë se më shumë se 700.000 vende të reja pune janë krijuar në 7 vitet e fundit n

Postuar: 18/09/2019 - 07:20

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e sotme nuk priten reshje dhe era do të fryjë e lehtë de

Postuar: 17/09/2019 - 23:59

“Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë

Postuar: 17/09/2019 - 23:55

Në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano u ndal tek Presidenti Ilir Meta.

Postuar: 17/09/2019 - 23:47

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari u shpreh se javën tjetër prokurorët shqip