Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Video-skandali i policit që tronditi opinionin/ Lleshaj bën lëvizjen urgjente

Postuar: 12/02/2019 - 10:09

Pas skandalit që shpërtheu ditën e djeshme me oficerin e policisë ku i dërgonte foto dhe video të turpshme vajzës 15-vjeçare. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbërritur mëgjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe për ngjarjen shokuese që u publikua dje nga mediat.

Ministri Lleshaj është shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Malësin e Madhe Tonin Marinaj dhe drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka publikuar videon e arrestimit të Berhan Bajrakurtit, inspektorit të policisë në komunitet në zonën e Gruemirës në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij u bë pas publikimit të videos, ku ai bënte gjeste të turpshme nëpërmjet telefonit në drejtim të një të mitureje.

Ishte nëna e vajzës ajo që denoncoi fillimisht ngjarjen në media, pasi sipas saj denoncimi në Komisariatin e Koplikut, nuk i ishte marrë pas ndërhyrjes së Bajrakurtit.

Ndërkohë që Policia jep një tjetër version, duke thënë se për Bajrakurtin nuk ka pasur asnjë denoncim dhe indicia për vepra të ndryshme penale të kryer nga ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:20

August Hoxha është kthyer në një hero për një pushues në plazhin e Spillesë. Ai ka shpëtuar nga mbytja pushuesin e identifikuar me inicialet H. Rr..

Postuar: 19/08/2019 - 23:00

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit 'Panorma' në Porto Palermo, M

Postuar: 19/08/2019 - 22:42

Në qytetin e Bilishtit, një konflikt për shkak të parkimit të një automjeti për pak do të përfund

Postuar: 19/08/2019 - 21:53

Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin p

Postuar: 19/08/2019 - 21:01

Një aksident ka ndodhur në Divjakë mbrëmjen e sotme.

Postuar: 19/08/2019 - 20:48

Është liruar Arvit Bushati, kreu i FRPD-së në Shkodër.

Postuar: 19/08/2019 - 20:37

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi i kanë zënë pritë dhe kanë tentuar të rrahin