BREAKING NEWS

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës, reagon Met Rrumbullaku

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës,
x
BREAKING NEWS

Mblidhet Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Mblidhet Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e objektit të shkatërruar, dyshohet se...

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x

Aktualitet

Video/ Sulm seksual në mes të qytetit, viktima publikon pamjet e tmerrshme

Video/ Sulm seksual në mes të qytetit, viktima publikon pamjet e

Alpinistja e njohur Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

Nikqi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Vajza që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar në fund Nikqi.

Më të lexuarat