SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
VIDEO/ Sulmet kibernetike, hackerat nuk ndalin, hapin 'thesin' dhe nxjerrin pamjet e kamerave të sigurisë në komisariate, dogana dhe dhomat e paraburgimit
Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Shtator 2022
Shqipëria u godit nga dy sulme kibernetike, konkretisht në korrik dhe shtator të këtij viti ku qeveria fajësoi shtetin iranian.
Hakerat sulmuan shërbimet inlione qeveritare në korrik dhe në shtator sistemin TIMS. Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë duke thënë se ata nuk ia arritën qëllimit dhe nuk janë vjedhur të dhënat e qytetarëve.
Ndërkohë “Homeland Justice” kanë publikuar edhe videot që tashmë janë bërë publike. Bëhet fjalë për video qe janë marrë nga kamera sigurie në pikat kufitare, komisariate te ndryshme dhe dhoma shoqërimi, në periudha te ndryshme qershor korrik gusht.
Pra hakerat kanë pasur akses më herët se sa të plaste skandali, pasi nga videot dallohet qartë se njëra prej tyre është e regjistruar që në muajin qershor, një muaj para se të plaste edhe ky skandal.
Një nga videot ka në fokus ambientet e paraburgimit, aty ku qëndrojnë tre djem, dy prej të cilëve duken në moshë shumë të re. Në një tjetër shihet një i burgosur i shtrirë.
Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka vendosur të urdhërojë median të mos publikojnë të dhëna të rrjedhura nga sulmi kibernetik i dyshuar nga Irani, një vendim që ngriti shqetësime për kufizim të lirisë së medias.