BREAKING NEWS

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je kundërshtari më i ulët ...

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je
x

Aktualitet

Videoja me kokainë/ Fatos Klosi tregon nëse duhet të shkarkohet Lefter Alla: Është e turpshme nëse e ka bërë këtë veprim…

Videoja me kokainë/ Fatos Klosi tregon nëse duhet të shkarkohet

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se problemi nuk duhet përqendruar në faktin që një zyrtar pi kokainë. Sipas tij, një përdorues droge nuk duhet dënuar pasi është një zgjedhje personale.

"Ai mund të trajtohet si një njeri që nëse e ka bërë atë gjë në lokal publik, ky po është problem moral, nuk ma merr mendja se ka problem juridik. Nëse e ka bërë në ambient publik dhe e kanë parë edhe të tjerë, është e turpshme për një kryetar bashkie. Por nëse pi drogë ose jo, është problem i atij. Faktin që ai pi drogë e ka bërë publike aq sa kanë arritur ta filmojë dhe nëse SPAK thotë që ai është i njohur për këtë fenomen, unë jam i mendimit që PO, ai nuk duhet të jetë kryetar bashkie", tha Klosi në Report Tv.