Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Videoskandali seksual i policit, reagon SHÇBA

Postuar: 11/02/2019 - 23:36

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar në lidhje me skandalin seksual të denoncuar ditën e sotme.
 
Në video-skandal shihej shefi i policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare duke bërë edhe akte të turpshme në video.
 
SHÇBA njofton se nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.
 
NJOFTIMI I PLOTË:
 
Shkodër
 
Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.
 
Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.
 
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.
 
Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.
 
Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.
 
SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te  denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.
 
SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:11

Qyteti i Vlorës u trondit ditën e djeshme nga një atentat mafioz, nga i cili humbën jetën dy persona dhe u plagos rëndë një tjetër.

Postuar: 17/02/2019 - 23:30

Fundjava ka qenë e karakterizuar nga moti i ngrohtë, po ashtu do të jetë edhe kjo javë që vjen.

Postuar: 17/02/2019 - 23:03

Emigrantët shqiptarë që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore në Itali, tashmë do të kenë

Postuar: 17/02/2019 - 22:39

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëlle

Postuar: 17/02/2019 - 22:10

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postuar: 17/02/2019 - 22:00

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten

Postuar: 17/02/2019 - 21:20

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 policia arrestoi edhe një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dh