BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

Vidhte banesat dhe dyshohet për përdhunime, arrestohet ‘makthi i Palasës’ (Detajet)

Vidhte banesat dhe dyshohet për përdhunime, arrestohet ‘makthi i

Blutë e Vlorës kanë arrestuar personin i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës, ku grabiti një sërë banesash dhe ka përdhunuar të moshuarat.

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

Mësohet se personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Nga pamjet shihet sesi është i mbuluar me thesë në kokë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës. Kjo, edhe për shkak të akuzave për përdhunim.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen. Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.