BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Aktualitet

Vijon procesi i vaksinimit te ‘Air Albania’, ja sa persona e kanë marrë deri tani dozën e parë anti-COVID në Shqipëri

Vijon procesi i vaksinimit te ‘Air Albania’, ja sa persona e

Sot Shqipëria është në ditën e pestë të vaksinimit kundër Covid-19, ndërkohë që procesi ende vjen në 'Air Albania Stadium'.

Procesi i vaksinimit ka nisur në orën 9:30 e mëngjesit duke vijuar deri në orën 14:30-15:00.

Në këtë fashë orari është punuar për të vaksinuar pjesëtarët e stafeve mjekësore të spitaleve Covid, por edhe epidemiologët dhe bluzat e bardha.

Numri i vaksinimeve deri sot  ka shkuar në 300, sipas të dhënave të përfaqësuesve të shëndetësisë.

Ditën e sotme  pritet të vaksinohen pjesëtarë të spitalit Covid 1, por edhe mjekët  animatorë dhe anesteziste, dhe më pas do të vijohet me stafet mjekësore ,por edhe me përfaqësues të tjerë të shëndetësisë.

Ju kujtojmë se ishte drejtuesja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo e cila e mori vaksinën anti-COVID e para dhe më pas kryeministri Rama.