BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Aktualitet

Virusi vrasës ka gjunjëzuar Italinë, mjeku shqiptar tregon ilaçet që po bëjnë mrekulli te pacientët e infektuar

Virusi vrasës ka gjunjëzuar Italinë, mjeku shqiptar tregon

Mjeku shqiptar në Milano, Albert Troci, në një lidhje direkte me ABC Neës, u shpreh se ditët e fundit por shohin një trend negativ të uljes së personave që po infektohen nga COVID-19 dhe se po mundohen të gjejnë kurën më të domosdoshme për të shëruar këtë sëmundje.

Ai sqaroi edhe ilaçet të cilët janë përdorur si alternativë për të ndihmuar sadopak në kurimin e pacientëve me koronavirus.

“Avigani nuk është akoma aktiv dhe është duke u bërë gati për tu vënë në funksion. Terapia që është më e përdorur është “Hidroksilklorokina ose Klorokina” bashkë me antiretroviralet. Ajo që është përdorur shumë që në fillim është hidrosiklorokina dhe antiviralet. Ilaçi që dha një shpresë ështe “Tolicizumab”, një ilaç që funksionon  jo mbi virusin por në dëmin që shkakton inflamacioni dhe mund të jepet vetëm në një kohë të caktuar. Kemi “Remdesivir” që është antiviral direkt, që është përdorur të SARS COV i 2002 që ka një efekt në uljen e replikimit të virusit. Këtë e kemi në protokoll dhe po e përdorim. Nuk ka një terapi specifike për këtë virus”, u shpreh ai.

Mjeku Albert Troci ka folur edhe simptomat e shkaktuar nga koronavirusi dhe sipas tij rastet që shfaqen si grip kanë më shumë probabilitet të shfaqen me COVID-19.