BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Blindohen shkollat, zbulohet plani i policisë dhe urdhri i Veliut

Viti i ri shkollor/ Blindohen shkollat, zbulohet plani i policisë dhe

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash në kuadër të nisjes së vitit shkollor duke organizuar strukturat e saj për mbarëvajtjen dhe përqendruar forca të shumta policie pranë institucioneve arsimore.

Për të treguar më shumë rreth këtij plani, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj, ka dalë sot para mediave.

Ai deklaroi se duke filluar nga dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor në datën 17 shtator dhe në vazhdimësi, për çdo ditë të zhvillimit të këtij procesi Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, për të parandaluar ngjarje kriminale, apo aksidente rrugore, si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe përreth tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me akt të posaçëm urdhëron të gjithë Drejtuesit e Strukurave Vendore të Policisë, Drejtorive, Komisariateve, Stacioneve deri tek Njësia më e Re, e implementuar në shërbimin policor “Zona Policore”, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. Mbi këtë bazë, Policia harton plane masash me detyra konkrete për shërbimet e kontrollit të territorit, të rendit, për krimet, policinë rrugore etj.

“Në këto plane masash përcaktohen në mënyrë të detajuar detyrat që do kryejnë punonjësit e policisë me shërbim pranë shkollave, duke shtuar prezencën policore pranë ambienteve të tyre, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente”, deklaroi Dervishaj.

Ai informoi gjithashtu se komisariatet dhe stacionet e policisë sipas Zonave Policore dhe për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit, do të sigurojnë prezencë policore me patrullën e përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, agjentët e krimeve, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore. Kjo sidomos në orarin e fillimit e mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Nga punonjësit e policisë do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore dhe të pushtetit vendor për shkëmbimin e mendimeve, përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet shkollore, duke përcaktuar masa për:
– Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave

– Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve
– Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave
– Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë
– Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, në ato institucione arsimore që e kanë një shërbim të tillë
– Vlerësimin e çdo informacioni që ka të bëjë me prishjen e rendit publik, konfliktet, mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit apo fenomenin e bulizmit, si brenda shkollës ashtu edhe me shtetas të tjerë jashtë tyre, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

“Nga ana e strukturave për krimet, të policimit në komunitet, të rendit publik dhe të policisë rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat jo qeveritare që në fokusin e punës së tyre kanë institucione arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me mësuesit dhe nxënësit, si në ambientet e policisë ashtu edhe në ato të shkollave, për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane, për sigurinë dhe bashkëpunimin me policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta e të zjarrit etj.
Specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet/SPZ, sidomos funksioni i ri që është krijuar në strukturën e re të policisë që ka drejtimin e punës me të rinjtë, nxënësit dhe me shkollat, do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla, si të Bordit të prindërve, të senatit të nxënësve duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione”, tha Dervishaj.

Ai theksoi se Policia e Shtetit siguron nxënësit dhe prindërit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe ato të shkollave, se do të jetë e gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla. “Ata do të gjejnë tek punonjësit e policisë partnerë bashkëpunues e seriozë, por njëherësh kërkojmë edhe bashkëpunimin e tyre, për të bërë prezent tek strukturat policore çdo shqetësim dhe problematikë që mund të kenë.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë dhe siguron se do të vlerësojë maksimalisht çdo telefonatë që do të adresohet dhe do të veprohet në kohën e duhur për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, parandalimin e ngjarjeve, kapjen e autorëve të tyre dhe në bashkëpunim me Prokurorinë do të punohet për zbulimin, identifikimin dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore”, përfundoi Dervishiaj.