Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vitrina: MAS kontroll tendencioz, ne do vazhdojmë betejën

Vitrina: MAS kontroll tendencioz, ne do vazhdojmë betejën

Postuar: 04/08/2014 - 19:15

Universiteti "Vitrina" ka reaguar menjëherë pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për heqjen e licencave të mbi 30 universiteteve dhe shkollave private. Në një deklaratë për mediat krerët më të lartë të këtij institucioni arsimor, theksojnë se kanë respektuar ligjin që nga koha e krijimit. 
 
“Universiteti Vitrina e ka mbështetur dhe e mbështet Reformën në Arsimin e Lartë, si një rrugë e re për rritjen e cilësisë dhe përgjegjshmërisë. Universiteti Vitrina përgjatë gjithë kohës së ekzistencës së tij, ka respektuar në mënyrë strikte dhe rigoroze të gjitha rregullat dhe ligjet e shtetit Shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë gjithçka sa i përket respektimit të ligjit për arsimin e lartë si dhe etikës e përgjegjshmërisë që imponon angazhimi në këtë fushë. Për këtë pohim, ne kemi me mijëra dëshmitarë studentë dhe pjesëtarë të opinionit publik në Shqipëri e më gjerë”, thuhet në deklaratë. 
 
Ky universitet bën me dije se para dy muajsh ka pasur një kontroll tendencioz nga një ekip i MAS. 
 
“Para rreth 2 muajsh na ka ardhur një ekip kontrolli i dërguar nga Ministria e Arsimit, i cili është mirëpritur prej nesh, edhe pse që në fillim të aktivitetit të tyre kemi parë një tendencë dhe mungesë profesionalizmi, e cila kishte më shumë lidhje me paligjshmërinë e tyre, sesa me ligjshmërinë tonë. E kemi kundërshtuar raportin e tyre nga ana jonë në mënyrë të ligjshme dhe profesionale, duke dhënë me shifra dhe fakte të gjitha përgjigjet e atij raporti mashtrues dhe denigrues ndaj nesh. Për këtë kemi kërkuar disa herë takim edhe me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Takim i cili deri më tani nuk është realizuar, ndoshta për arsye të axhendës së ngjeshur të Ministres”, thuhet më tej në reagimin e këtij universiteti. 
 
Ky universitet shprehet ndër të tjera se, kërkon një grup tjetër kontrolli nga ana e MAS dhe se do vijojë betejën për gjetjen e së vërtetës. 
 
“Universiteti Vitrina tashmë është një realitet i konsoliduar dhe i rrënjosur thellë në territor, kurdoherë i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet publike dhe shtetërore me qellimin e permiresimit te metejshem te punes dhe aktivitetit te tij. Per kete arsye ne I kemi kerkuar Ministrise se Arsimit, qe me kohe, sjelljen e nje grupi tjeter kontrolli, I pajisur me kamera filmike dhe me aparat fotografik, ne menyre qe te dokumentojne cdo fjale dhe cdo fakt, me video, audio dhe foto. Nese kjo nuk behet, atehere kemi te drejte jo vetem te dyshojme por edhe te faktojme cdo shkelje te ketij grupi kontrolli, si te bazuara vetem ne opinione, paragjykime, dhe sherbime te paligjshme ne favor te te treteve.  Universiteti Vitrina do ta vazhdoje betejen e tij per te verteten, ne mbrojtje te vlerave dhe parimeve me te mira te angazhimit ne fushen e edukimit dhe kualifikimt te burimeve njerezore, ne te gjitha rrafshet, si ne rrafshin ligjor, ne ate te komunikimit te perditshem dhe transparent me publikun si dhe ne ate te komunikimit po ashtu transparent dhe te perditshem me institucionet publike. Ne do te vazhdojme po ashtu ne cdo rrafsh tjeter te mundshem qe na e japin si te drejte, kushtetuta, ligjet e shtetit shqiptar si dhe institucionet e te drejtes nderkombetare”, përfundon deklarata.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.