Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vizita e John Kerry, Tirana blindohet të dielën, ja rrugët që do bllokohen

Video: 
Vizita e John Kerry, Tirana blindohet të dielën, ja rrugët që do bllokohen

Postuar: 12/02/2016 - 16:12

Vizita treorëshe e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, ditën e diel, pritet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Që pas uljes së avionit të tij në Aeroportin e Rinasit rreth orës 9 të mëngjesit, ku do të pritet nga kreu i shtetit Bujar Nishani, disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen deri në përfundimin e vizitës.
 
Policia e Tiranës mësohet se ka marrë masa shtesë të një niveli maksimal, për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan. Duke nisur që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët.
 
Po në këto akse nuk do te lejohet parkimi i makinave, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se do të devijohet trafiku edhe për mjetet e transportit publik. Po ashtu të gjitha rrugët do të patrullohen në të dyja krahët nga qindra efektivë të Policisë së Tiranës dhe Gardës së Republikës.
 
Ashtu si në vizitat e zyrtarëve të lartë të kohëve të fundit, si kancelaria Merkel apo kryeministri serb Vuçiç, eskorta e sekretarit Kerry pritet të shoqërohet nga Rinasi drejt kryeqytetit nga nje helikopter i ushtrisë, i cili do të monitorojë situatën nga ajri.
 
Gjithsesi policia e Tiranës pritet të bëjë publike ditën e shtunë planin e detajuar të masave të sigurisë që sipas informacioneve, është i nivelit të vitit 2007, kur Shqipërinë e vizitoi presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush.
 
Sekretari i Shtetit do te takohet me kryeministrin Rama ne selinë e Qeverisë dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha pak metra më tutje, në Hotel Rogner.
 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:14

Përfshihet në flakë një automjet. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë fshatit Ibë, ndërsa nuk ka ende detaje.

Postuar: 13/10/2019 - 21:40

OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, më 14 tetor (e hënë),

Postuar: 13/10/2019 - 21:23

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14

Postuar: 13/10/2019 - 20:14

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues janë shoqëruar në Policinë e Tira

Postuar: 13/10/2019 - 20:01

Pas përfundimit të protestës në Astir, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin e PD-së K

Postuar: 13/10/2019 - 19:29

Sapo ka përfunduar protesta e banorëve të Unazës së Re, ku në mbështetje të tyre ishin prezent dh

Postuar: 13/10/2019 - 18:41

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në zonën e Unazës së re ku po zhvillohet protesta, edhe kreu i Part