Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vizita e Kerryt, Altin Qato: 1548 policë në terren, një helikopter patrullon në ajër

Vizita e Kerryt, Altin Qato: 1548 policë në terren, një helikopter patrullon në ajër

Postuar: 13/02/2016 - 13:42

Vizita e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, do të shoqërohet me një sërë masash të ndërmarra nga policia shqiptare, për të garantuar siguri. Për mbarëvajtjen e kësaj vizite 3-orëshe ditën e nesërme, parashikohet bllokimi i disa rrugëve në kryeqytet. 
 
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato bëri të ditura masat e sigurisë që do të merren nesër me rastin e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
 
Qato sqaroi se: “Për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës Policia e Shtetit po koordinon masat edhe me agjenci të tjera inteligjente dhe SHISH, ndërsa do të angazhojë 1548 forca policore”.
 
Sipas tij për mbarëvajtjen e kësaj vizite do të patrullojë në ajër edhe një helikopter i Ushtrisë. Qato kërkoi më tej mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e rrugës së Rinasit dhe akseve të tjera ku do të kalojë eskorta e Sekretarit Amerikan.
 
JA RRUGET QE BLLOKOHEN
Që prej mbërritjes në Aeroportin e Rinasit rreth orës 9 të mëngjesit, ku do të pritet nga kreu i shtetit Bujar Nishani, disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen deri në përfundimin e vizitës. 
 
Sipas policisë, duke nisur nga Qafë-Kashari, e në vijim pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht për mjetet dhe për këmbësorët.
 
Në këto akse rrugore nuk do të lejohet parkimi i makinave. Sipas policisë, gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan do të devijohet trafiku edhe për mjetet e transportit publik. Akset rrugore do të patrullohen në të dyja krahët nga efektivë të Policisë së Tiranës dhe Gardës së Republikës.
 
Ndërsa eskorta e sekretarit Kerry pritet të shoqërohet nga Rinasi drejt kryeqytetit nga një helikopter i ushtrisë, i cili do të monitorojë situatën nga ajri.
 
Për vizitën e Kerryt, po vijohet me punën për hartimin e planit të detajuar të masave, ndërsa Policia e Shtetit sqaron se ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e Sekretarit Amerikan të Shtetit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:47

Panairi Librit nuk është vetëm një traditë që mbledh të pasionuarit pas leximit, por është kthyer edhe në një vend që bëhet ‘sebep’ për bashkimin e shumë personaliteteve të politikës, medias apo artit.

Postuar: 15/11/2019 - 23:32

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, sot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre për ngërçi

Postuar: 15/11/2019 - 23:20

Olsian Çela i cili kandidon për kryeprokuror dhe gjendet e pari në listën e KLP-së që do votohet

Postuar: 15/11/2019 - 22:57

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, ka

Postuar: 15/11/2019 - 22:47

Një person është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bushat, në Vaun e Dejës.

Postuar: 15/11/2019 - 22:37

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali.

Postuar: 15/11/2019 - 22:36

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se për Mini-Shengenin Ballkanik po mbahen shumë të fshehta dhe nu