BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

Vizita e kryeministrit në Berlin/ Reagon PD-ja, tregon arsyen pse Rama nuk u prit në takim nga CDU-ja e Merkel

Vizita e kryeministrit në Berlin/ Reagon PD-ja, tregon arsyen pse Rama nuk

Arben Kashahu, sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Berlin, thotë se ai nuk u prit nga drejtuesit e CDU-së, pasi kreu i qeverisë nuk mori në konsideratë kushtet e Bundestagut gjerman.

“Rama nuk dha prova për integrimin. Ai nuk u mori në konsideratë kushtet e Bundestagut,” tha Kashahu.

“Qeveria ka dështuar për të treguar përpjekje për realizimin e kushteve. Kushti numër 1 ishte reforma zgjedhore.Sjellja e mazhorancës ndaj reformën zgjedhore është pengesë për integrimin,” tha Kashahu.

Ai komentoi edhe politikën e Ramës me fqinjët, duke theksuar se Shqipëria jo vetëm nuk i ka shuar problemet në rajon, por i ka shtuar.

Kashahu tha se Rama nuk ka treguar se është perëndimor.

“Njeriu i Perëndimit në Shqipëri nuk është Rama, njeriu i Perëndimit në Shqipëri tani është Basha,” tha Kashahu.