Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vjedhin iPhone 11 dhe telefonojnë pronarin në këmbim të parave, policia arreston 29 vjeçaren shqiptare dhe italianin (Veprimi që i fundosi të dy)

Vjedhin iPhone 11 dhe telefonojnë pronarin në këmbim të

Një grua 29 vjeçare me origjinë shqiptare dhe banuese në Piacenza ka përfunduar në prangat e policisë pasi kishte marrë një iPhone 11 që ishte vjedhur një natë më herët në qytet.

Më pas ajo kontaktoi burrin e pronarit të ligjshëm me premtimin se do të dorëzonte celularin në këmbim të parave dhe bëri një takim pranë stacionit të trenit pasditen e ditës tjetër.

Karabinierët e Piacenza, pasi kishin marrë ankesën e burrit, menjëherë aktivizuan një shërbim vëzhgimi në terren.

29-vjeçarja erdhi në takim së bashku me bashkëpunëtorin e saj, një 59-vjeçar vendas, me probleme të mëparshme me ligjin.

Menjëherë pas kalimit të parave, dy grabitësit u bllokuan nga karabinierët që i arrestuan në aktin e krimit, ndërkohë që rikuperuan shumën e parave që u ishte dorëzuar atyre dhe telefonin celular që iu kthyen pronarit të ligjshëm.

Nisur nga provat e fakteve, të dy bashkëpunëtorët u dërguan në komisariat në Beverora. Pas formaliteteve, gruaja 29-vjeçare u mbajt në dhomën e sigurisë, ndërsa 59-vjeçari u dërgua në burgun Novate, në dispozicion të autoritetit gjyqësor.