
Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Vjen lajmi i mrekullueshëm për shqiptarin që ishte 4 javë në koma me Covid-19/ Mjekët gjermanë shpëtojnë 27-vjeçarin: Edhe kur shkoja në shtëpi, mendoja për të

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2020

Vjen lajmi i mrekullueshëm për të riun nga Shqipëria që po luftonte me vdekjen në Gjermani, pasi ishte prekur prej disa javësh nga covid-19 dhe ndodhej në gjendje kome.
Albi Bami është 27 vjeç dhe nuk ka sëmundje të mëparshme dhe as faktorë të identifikueshëm të rrezikut. Megjithatë i riu nga Shqipëria luftoi për jetën, shkruan portali gjerman, SOL.
Albi u transferua në spitalin ‘Winterberg’. Atje shanset do të përmirësoheshin për shkak se ky spital ka aparatin ECMO, një makineri që kryen pjesërisht ose plotësisht funksionin e frymëmarrjes së pacientit.
Mjeku Nikolaus Graf, që është marrë me trajtimin e shqiptarit, thotë se rasti i tij i mbeti në mendje, për shkak se ishte i ri dhe nuk kishte asnjë rrezik të njohur më parë. “Edhe kur shkoja në shtëpi, mendoja për këtë,” thotë mjeku.
Albi qëndroi në ventilim për një muaj. Më 10 nëntor, 27-vjeçari u zgjua nga koma pas katër javësh në trajtim intensiv. Sapo e mori pak veten, i dërgoi një foto familjes për të treguar se ishte në duar të sigurta.
Vëllai i Albit komunikonte kryesisht me mjekët. “Komunikimi me familje nga Shqipëria ishte i vështirë për shkak të gjuhës,” shkruan portali.
“Tani fillon një jetë e dytë për mua,” thotë shqiptari. Një mik i tij parashikoi se ai do jetojë 100 vjeç. Megjithatë duhet akoma punë përpara se të arrihet normaliteti për 27-vjeçarin. Muskujt janë akoma të dobët dhe lodhja nga sëmundja mbetet.
Më të lexuarat


Greqia merr masa shtesë, ja sa ditë karantinë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë në shtetin fqinj

“Do të tronditej Tirana”/ Artan Hoxha i kërkoi të tregonte urdhrin që i erdhi në kufje më 21 janar, ish-komandanti Malaj i thotë të gjitha: Pati thirrje për ZJARR, por... (Dëshmia e plotë)

‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

Biden firmosi urdhrin vetëm një ditës pas marrjes së presidencës, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA

Gjermania fut Shqipërinë në listën e kuqe, zbardhet njoftimi i RËNDËSISHËM

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Policia

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Bilanci i Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, 56-vjeçarit nga Korça i ndodh çudia nga SPAK (EMRI)

Vendimi i shtetit grek për të bllokuar deri më 8 shkurt pikën kufitare të Kapshticës, MEPJ del me njoftimin e rëndësishëm: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar në këtë orar! Përjashtohen këto kategori
