Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vjen nga policia versioni zyrtarë: Ja pse e arrestuam Emiljano Shullazin

Vjen nga policia versioni zyrtarë, ja pse e arrestuam Emiljano Shullazin

Postuar: 17/04/2016 - 11:47

Një ditë pas shoqërimit, policia zyrtarisht ka konfirmuar sot se Emiljano Shullazi, person me precedentë të mëparshëm penalë është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy shokë të tij, u vinte gjobë biznesmenëve të ndryshëm dhe i kërcënonin më pas.
 
Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë u shoqërua ditën e djeshme në mbrëmje nga Policia e Tiranës për deklaratat që ish-kryeministri Berisha bëri ndaj tij në një konferencë me gazetarët.
 
Ky i fundit deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët.
 
Policia dhe prokuroria nisën të lëvizin dje rreth mesditës pas një konference për shtyp të Sali Berishës.
 
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Egzekutohet urdhëri i nadalimit i Prokurorisë së Krimeve të rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.
Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi ishtetasve: • Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë. • Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë. • Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.
 
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.
 
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka regjistruar një sërë proçedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 14:57

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme pranë një hoteli në Llogara, ku kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ishin duke punuar pranë këtij biznesi.

Postuar: 26/06/2019 - 14:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autorstradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laç

Postuar: 26/06/2019 - 13:48

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim të letërnjof

Postuar: 26/06/2019 - 12:09

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga Bashkim Haxhinë, një emër ky i njohur mjaft mi

Postuar: 26/06/2019 - 11:45

Kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore në KZAZ-në e Devollit.

Postuar: 26/06/2019 - 11:37

Kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë, u nis për në Afganistan për të vijuar

Postuar: 26/06/2019 - 11:25

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.