BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vjen plani B i qeverisë ndaj koronavirusit/ Ushtria zbret në terren, jo vetëm për sigurinë, por për një tjetër funksion shumë të rëndësishëm

Vjen plani B i qeverisë ndaj koronavirusit/ Ushtria zbret në terren,

Ushtria shqiptare do të angazhohet për blerjen e ushqimeve, me qëllim furnizimin në banesa të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë, në kuadër të masave mbrojtëse kundër përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga virusi covid-19. Plani është diskutuar në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve mes përfaqësuesve të qeverisë, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Për këtë qëllim, qeveria ka dërguar një projektligj në Kuvend, i cili i lejon ushtrisë të blejë ushqime dhe materiale të tjera, për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Bëhet fjalë për projektligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes së sigurisë, i cili do të shqyrtohet dhe miratohet me urgjencë në Kuvendi.

Ligji përcakton rregullat e prokurimit në fushën e mbrojtjes së sigurisë, siç janë kufijtë monetarë, mënyra e përllogaritjes së vlerës së kontratës dhe ndarja në lote si edhe mënyrat e komunikimit me Autoritetin Kontraktor. Përcaktohen gjithashtu llojet e procedurave të prokurimit në varësi të rrethanave, si procedurë të kufizuar, procedurë me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, dialog konkurues, procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës dhe marrëveshje kuadër.

Për këtë nismë, në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, deputeti Taulant Balla, tha se “do të citoj në mënyrë të veçantë projektligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes së sigurisë”. Kujto këtu se në planin e masave të ndërmarra nga qeveria për të përballuar këtë situatë i është lënë një fond i posaçëm Ministrisë së Mbrojtjes, pikërisht për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Pra, do të jetë Ministria e Mbrojtjes, që përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shteti do të blejë ushqime, të cilat do t’u vihen në dispozicion familjeve në nevojë. Për këtë është shumë e nevojshme që projektligji “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes së sigurisë” të jetë gati sa më shpejt”.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj tha se “U përmend edhe nga kryetari i grupit, edhe unë e thashë që të futet në kalendar ligji për prokurimet në fushën e mbrojtjes. Nuk e di, a ka një urgjencë për miratimin e këtij ligji, në mënyrë që Komisioni i Sigurisë ta planifikojë, se besoj që ne jemi komisioni përgjegjës?”. Në përgjigjen e saj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se “Po. Në fakt e përmendi edhe zoti Balla dhe nuk e gjykova të arsyeshme ta përsëris, pasi e tërë, është një projektligj me përparësinë kohën që Ministria e Mbrojtjes ka një përgjegjësi të shtuar, në raport me përballimin e pandemisë. Do të ishte shumë mirë që Komisioni i Sigurisë si komisioni përgjegjës të mund ta vendosë në kalendar këtë projektligj”.

Ndërkaq, përmes një akti normativ të depozituar në Kuvend, qeveria kërkon ndryshimin e ligjit të vitit 2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive. Akti normativ synon të rregullojë pjesëmarrjen e forcave mbështetëse për mbikëqyrjen e zbatimit të masave parandaluese, sipas legjislacionit në fuqi, përkatësisht, strukturat e Policisë së Shtetit dhe, në rast nevoje, edhe ato të Forcave të Armatosura, të cilat mund të marrin pjesë në rast të një epidemie, fatkeqësie natyrore apo aksidenti të rëndë, të cilat mund të favorizojnë shpërthime epidemike. Pra, me anë të këtij akti normativ, angazhimi i ushtrisë në raste epidemish bëhet me ligj.