Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vlerësuan Holandën për abortin dhe martesat gay, Kisha Katolike del me mesazh të fortë për ministret shqiptare

Postuar: 09/10/2019 - 18:07

Kisha Katolike ka reaguar pas letrës së tetë ministreve të kabinetit të kryeministrit Edi Rama drejtuar Holandës ku midis të tjerash vlerësohet legalizimi i martesave midis së njëjtës gjini nga ky vend dhe lejimi i abortit. Kisha Katolike i pyet ministret se kush ua dha të drejtën të flasin në emër të shqiptarëve.

Reagimi i plotë: 

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:43

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sot do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Vetingu për prokurorin Besim Hajdarmataj do kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Br

Postuar: 14/10/2019 - 07:37

Marsida Qatja, 30-vjeçarja nga Elbasani është shndërruar në një ndër personazhet më të diskutuar

Postuar: 14/10/2019 - 07:20

Protesta e mbrëmshme në ‘Unazën e Re’ është shoqëror me akte të dhunshme dhe shkelje

Postuar: 14/10/2019 - 07:14

Siç do ta shikoni edhe në foton e mëposhtme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do

Postuar: 13/10/2019 - 23:14

Përfshihet në flakë një automjet.

Postuar: 13/10/2019 - 21:40

OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, më 14 tetor (e hënë),