BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vlorë/ Kapet banda e grabitësve të dyqaneve dhe banesave, 6 në pranga, 2 të mitur nën hetim

Vlorë/ Kapet banda e grabitësve të dyqaneve dhe banesave, 6

Policia e Vlorës ka zbardhur një sërë vjedhjes të ndoshura katër muajt e fundit në qytetin bregdetarë. Uniformat blu të të Vlorës, kanë bërë të mundur shkatërrimin e kësaj bande hajdutësh duke arrestuar gjashtë persona dhe duke proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë për shkak se janë të mitur. Në sajë të operacionit “Mesnata”, në prangat e policisë së qytetit rrugorë ranë, Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë; Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë; Olsian. A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë; Arklejd. M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë; Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë si dhe 16-vjeçari me inicialet I. T., 16 vjeç, banues në Vlorë. proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M. L., dhe A. V., të dy banues në Vlorë. Mësohet se të tetë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesa, servise, markete dhe dyqane në qytetin bregdetar. Sipas policisë së Vlorës janë zbardhur dhe janë dokumentuar plot 11 vjedhje që janë kryer nga ky grup. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se do merren në pyetje të gjithë të ndalurit. Dëshmitë e tyre do të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen dhe e disa vjedhjeve të tjera në këtë qytet, pasi dyshohet se të arrestuarit e mesnatës të së enjtes janë autorë të tyre. Në momentin e arrestimit këtyre personave i janë gjetur dhe disa nga objektet e vjedhura.

Policia

Në lidhje me arrestimin e “skifterëve” në qytetin bregdetar ka qenë policia e Vlorës e cila ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Mesnata”, duke zbardhur dhe dokumentuar një sërë vjedhjesh të kryera në qytetin e Vlorës. “Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndryshme të kryera në qytetin e Vlorës, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Mesnata”, në të cilin janë arrestuar shtetasit: Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, Olsian. A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, Arklejd. M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasi me inicialet I. T., 16 vjeç, banues në Vlorë. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M. L., dhe A. V., të dy banues në Vlorë. Policia e Vlorës pas një pune intensive, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht, më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases me inicialet A. L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materialeje; Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit me inicialet R. Rr; më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. Q.; më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit me inicialet N. Zh.; më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit me inicialet D. M.; më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit me inicialet K. H.; më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit me inicialet R. H.; më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me shqyerje brave, lokalin në administrim të shtetases me inicialet E. T.; më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E. B.; më datë 16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet L. P.; më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases me inicialet A. Z., dhe më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji. Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal”, është shprehur zyrtarisht policia./Elvis MYRTA