Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vodhën 530 mln USD, arrestohen dy hakerat shqiptarë

Postuar: 13/02/2018 - 10:30

Dy qytetarë nga Kosova janë në mesin e 36 personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit. Por në këtë grup shfaqet edhe emir i Aldo Ymerajt, i cili u arrestua dje. Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarëve amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

Rrjeti i krimit kibernetik që drejtonte këtë skemë të sofistikuar, lehtësonte blerjen dhe shitjen e numrave të Sigurimeve Shoqërore, ditëlindjet dhe fjalëkalimet që ishin vjedhur nga e gjithë bota.

Dy shtetasit e Kosovës, Besart Hoxha 25-vjeçar dhe Liridon Musliu 26-vjeçar, tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni i Policisë është zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan.

“Policia e Kosovës, konkretisht sektori për krime kibernetike, në koordinim me autoritetet kompetente ka ndërmarrë veprime të nevojshme sipas autorizimeve dhe ka realizuar kontrollet në dy lokacione, me ç‘rast janë konfiskuar, dy vetura, kompjuterë, lap-top, shtëpiza kompjuteri, telefona celularë, USB, fotoaparat si dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj nga komuniteti shqiptar dhe të njëjtit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë thonë se rasti është në fazën e hetimit dhe se është rezultat i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në këtë rast me autoritetet e SHBA-së.

“Mund t’ju konfirmojmë se veprat penale për të cilat dyshohen të dyshuarit B.H dhe L.M, janë konspiracion për t’u angazhuar në organizatë të korruptuar e të ndikuar nga reketimi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Aty theksohet po ashtu, se këto vepra janë të dënueshme sipas Kodit të Shteteve të Bashkuara.

“Falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës nga neni 293, paragrafi 4 të KPRK-ës, Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit nga neni 307, paragrafi 3 të KPRK-ës dhe Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 339, paragrafi 2 të KPRK-ës” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në këtë rast, sipas Prokurorisë ka edhe gjëra të sekuestruara që ndërlidhen me veprat penale për të cilat dyshohen të arrestuarit.

Njëzetegjashtëvjeçari Liridon Musliu ishte bërë anëtar i kësaj organizate më 19 gusht 2011, dhe njihet me nofkat “Ccstore”, “Bowl” dhe “Hulk”.

Kurse, Besart Hoxha 25- vjeçar, ishte anëtarësuar në këtë organizatë në janar të vitit 2011 dhe vepronte me nofkën “Pizza”.

Përveç dy kosovarëve, pjesë e akuzës është edhe një shtetas i Serbisë, 32-vjecari Miroslav Kovaçeviq, kurse si pjesë e grupit përmendet edhe një person me emrin Aldo Ymeraj.

Në akuzën e Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhet se grupi punonte nën moton “In fraud we trust” (Në mashtrim besojmë – një lojë fjalësh me mbishkrimin në bankënotat e dollarit amerikan In God we trust) dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34-vjeçar nga Ukraina.

Autoritetet thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes vete, ndërsa e njihnin njëri-tjetrin me nofkat në internet.

Nga 36 të akuzuarit, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë se 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britaninë e Madhe, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Të akuzuarit e tjerë janë në arrati dhe hetimet janë duke vazhduar. Zëvendësndihmës Prokurori i Përgjithshëm, David Rybicki, u tha gazetarëve se “dita e sotme shënon një hap të rëndësishëm në betejën kundër krimit kibernetik ndërkombëtar”.

Kongresi amerikan ende nuk e ka aprovuar marrëveshjen me Kosovën për ekstradim dhe mbetet e paqartë nëse të arrestuarit mund të ekstradohen.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 17:50

Reshje intensive të borës në gjithë qarkun juglindor ka shkaktuar probleme në Dardhë të Korçës. Trashësia maksimale ka arritur 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut ka arritur deri në 5 cm.

Postuar: 25/02/2018 - 17:40

“Në kuadër të masave për parandalimin dhe eliminimin e epidemisë së fruthit po kryejmë në territor vaksinimin e fëmijëve dhe popullatës së riskuar si dhe gjurmimin që në k

Postuar: 25/02/2018 - 17:29

Pas një alarmi nëAlarm në Genova të Italisë, policia ndaloi një person që u raportua të hynte i armatosur në një pallat pranë stadiumit “Luigi Ferraris”, duke mobili

Postuar: 25/02/2018 - 16:35

Teksa ka humbur tërë familjen e saj, Ervisa Preka nga Shkodra ka marrë vesh sot për ngjarjen  që i ka ndodhur.Një javë më parë, ajo po udhëtonte me bashkëshortin dhe tre fë

Postuar: 25/02/2018 - 14:51

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situaten e shkaktuar nga moti i keq qe po ben se fundi ne vend dhe ka shkaktuar problemet e para ne disa zona per shkak te reshjeve te dendura

Postuar: 25/02/2018 - 14:25

Dalin detaje pas vrasjes barbare ndaj shqiptarit ne Angli.

Postuar: 25/02/2018 - 13:53

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun e Beratit, Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kan