BREAKING NEWS

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për COVID-19: Kostoja mund të bëhet marramendëse!

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës
x

Aktualitet

Voltana Ademi jep detajet: Personeli mjekësor në Pukë është futur në karantinë

Voltana Ademi jep detajet: Personeli mjekësor në Pukë

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se në spitalin e Pukës ndërkohë janë 7 persona personel mjekësor që janë karantinuar.

“Disa mjekë, staf mjekësor, 7 prej tyre në spitalin e Pukës janë karantinuar, ndërkohë kanë filluar të bëhen analizat edhe për një staf tjetër mjekësor edhe në Shkodër. Fatmirësisht, nga analizat e djeshme, stafi mjekësor në urgjencën e Shkodrës, rezultuan negativë. 

Por nga ana tjetër shqetësimi është shumë  i madh. Çdo staf mjekësor në çdo qendër shëndetësore nuk kanë mjetet e mjaftueshme. 

Ka një numër shumë të vogël të testimeve në territorin e Shkodrës. E them këtë sepse mendoj se 30 veta për qarkun e Shkodrës janë. Janë 30 raste për të cilat janë bërë analiza”, tha Ademi për Ora News.

Më të lexuarat