BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Aktualitet

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2 vëllezërit Lala dhe vlonjati i rrezikshëm të shpallur prej vitesh në kërkim nga policia (EMRAT+FOTO)

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2

Policia ka zbuluar emrat dhe fotot e tre personave të tjerë  të kërkuar për vrasje dhe të dënuar me nga 25 vite burg që janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Bëhet fjalë për 2 vëllezërit Lala nga Kashari të akuzuar për një vrasje në vitin 2013 dhe një shtetas nga Vlora, i akuzuar për vrasje dhe plagosje në vitin 2000.

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. I kërkuari Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2

Antonio Lala alias Mirjan Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllain e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vrasës gjakftohtë dhe të pamëshirshëm, kush janë 2