Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja për balerinën që tronditi Shkodrën, si e ekzekutoi shokun në mes të lokalit shkodrani me rrezikshmëri të lartë

Postuar: 14/08/2019 - 12:55

Policia e Shtetit arrestoi sot 28-vjeçarin Sadetin Erkoçeviq, lindur dhe banues në Shkodër, pasi po përgatitej të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Erkoçeviq është një emër i njohur për policinë dhe i shpallur në listën e 31 më të kërkuarve në Shkodër. Ai akuzohet për vrasje me dashje në vitin 2014.

Në atë kohë, pas një sherri për një balerinë në një lokal me muzikë live i riu ka vrarë me armë zjarri shtetasin Indrit Ylli dhe ka plagosur shtetasin Jetmir Molla.

Si ndodhi ngjarja më 2014:

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Ylli se bashku me kushëririn e tij, Ervin Ylli, dhe një shokun e tij, Fabian Hoxha. Në këtë lokal, më pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij, Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marrë nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.

Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:27

E dielë, 8 dhjetor 2019. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e diel, dt. 08) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Postuar: 07/12/2019 - 23:18

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh ku një drejtues motoçikletë duke ecur n

Postuar: 07/12/2019 - 22:57

Janë mbi 30 shkolla, të cilat nuk do të hapen ditën e hënë për shkak të dëmeve të krijuara nga të

Postuar: 07/12/2019 - 21:46

Në  emisionin “Shiko Kush Luan” pjesë e lojërave ishte dhe kryebashkiaku i Tiran

Postuar: 07/12/2019 - 21:23

44-vjeçarja Fatmira Cuka, së bashku me djalin e saj Sardin 18 vjeç, humbën jetën më 26 Nëntor si

Postuar: 07/12/2019 - 21:14

Një aksident rrugor ka ndodhur në Ballsh, ku një person është plagosur rëndë.Aksidenti ka ndodhur

Postuar: 07/12/2019 - 21:05

Hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashanin bashkë me bashkëshorten, djalin, vajz