Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e 16-vjeçarit në Fier/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, policia identifikon autorin

Postuar: 18/10/2018 - 17:34

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 15:41

Policia e Tiranës vë në pranga një 55-vjeçar, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Postuar: 19/08/2019 - 15:36

Brenda 8 muajsh kanë ndodhur gati 100 aksidente në punë, një pjesë e të cilave me pasojë vdekjen.

Postuar: 19/08/2019 - 15:28

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundër

Postuar: 19/08/2019 - 15:02

Ata qytetarë, të cilët nuk kanë një letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, apo nuk kanë regjistr

Postuar: 19/08/2019 - 14:42

Ergys Brahimi është njëri nga punëtorët i cili humbi jetën 3 ditë më parë në Tiranë, pas rrëzimit