BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrasja e 17-vjeçares 3 vite më parë në Laprakë, prokuroria kërkon burg përjetë për 22-vjeçarin

Vrasja e 17-vjeçares 3 vite më parë në Laprakë,

Prokuroria ka kërkuar dënimin me “Burg përjetë” për një 22-vjeçar të identifikuar me iniciale R. Përpepaj, i cili akuzohet për vrasjen e një 17-vjeçareje me iniciale G. Gjikolaj në Laprakë në vitin 2018. Konkretisht ndaj 22-vjeçarit prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë. Ndërsa për të pandehurin tjetër R. M., institucioni i akuzës ka kërkuar dënimin e tij me 25 vite burg. Ky i fundit është i akuzuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”, ndërsa është arrestuar nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes. Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ka ndodhur konkretisht pasditen e 26 dhjetorit të 2018. Referuar dosjes së prokurorisë mësohet se motivi i vrasjes së 18-vjeçares, G. Gjikolaj dhe plagosja e shokut të saj E. Bengaj ka qenë një konflikt i çastit mes 20-vjeçarit të arrestuar dhe Bengajt. Gjithashtu referuar dosjes hetimore, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari R. Përpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se vajza i ka rrëfyer të fejuarit të saj S. H. shqetësimet që po i sillte R. Përpepaj duke i kërkuar ta mbronte prej tij. Në këto kushte, 10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij E. Benga, mësohet të jenë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 22-vjeçarin Përpepaj. Sipas burimeve, fillimisht Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte 18-vjeçari, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër, situata ka degraduar dhe E. Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti 22-vjeçari nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë S. H., por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren G. Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë E. Begën.
Detajet e ngjarjes
Viktima 18-vjeçarja G. Gjikolaj, jetonte në një shtëpi me qira me vëllanë në Tiranë dhe prindërit i kishte të ndarë. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ajo mendohet se prej disa ditësh kishte një lidhje me një 23-vjeçar në atë kohë dhe u qëllua sapo konsumoi një kafe me të. Edhe me autorin, Gjikolaj sipas Policisë dyshohet se kishte njohje. Vëllai i saj ishte duke e pritur në shtëpinë me qira në zonën pranë Spitalit të Traumës kur mori vesh lajmin. Ndërkohë ajo çka duhet të theksojmë është se, personi tjetër i përfshirë në këtë ngjarje me të cilin minorenia shoqërohej, E. Benga nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Sipas burimeve rezulton se 23-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me 2 vite e 6 muaj burg në 2016 pasi ka shantazhuar një vajzë që t’i jepte 2 mijë euro, që të mos i publikonte fotot intime. I riu lëvizte me një makinë Mercedez Benz në Tiranë dhe jetonte në zonën e Laprakës. Ai ishte në një lidhje me G. Gjikolajn dhe sipas policisë ka qenë i ndaluar më parë për disa sherre në kryeqytet. Pikërisht një nga këto sherre ishte shkaku i vrasjes së G. Gjikolajt.

Më të lexuarat