Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e 20-vjeçares në Itali, babai: Shteti të na ndihmojë për kthimin e trupit

Postuar: 13/06/2018 - 17:23

Pak ditë pas vdekjes tragjike të Anxhela Meçanit, 20 vjecares nga Fieri që u hodh nga makina nga disa persona ende të paidentifikuar, familjarët e saj kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar në zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit për lamtumirën e fundit.

Ata kanë publikuar një bisedë audio me të riun që shoqëroi 20 vjecaren gjatë largimit drejt Italisë, i cili thotë se nuk di shumë detaje, por mohon që e reja të ketë punuar si prostitutë, ndryshe nga sa kanë  raportuar mediat italiane.

Në një inetrvistë të dhë për Ora News, baba i saj shperehet se kanë pasur kontakte të vazhdueshme me të bijën por nuk e dinin me kë jetonte.

“Ajo vetë e di se me kë jetonte. Kontakte kishte në telefon me neve. Hera e fundit ka qenë një ditë para vrasjes makabër që është bërë. Mua më vjen lajmi nga Greqia, tezja e vet. Nga telefonata e fundit nuk kuptuam asgjë fare. Biles qeshëm. Nuk e di pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Me ç’pashë në portale, vrasja ishte mizore. Nga këtu, vajza ka ikur me një shqiptar dhe atje pastaj ka bërë celebrim me një italian. Vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit. Vajza të vijë këtu. Nuk dua ta varrosin”, është shprehur ai.

I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat.

20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa edhe familja nuk di më shumë detaje nga ngjarja, duke apeluar për një hetim të plotë të krimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2018 - 10:45

Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes Drejtorisë së Përgjithshme Detare ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e procedurave të ankorimit dhe lëvizjes së mjeteve që përdo

Postuar: 24/06/2018 - 10:21

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në lagjen “30 vjetori” të B

Postuar: 24/06/2018 - 10:07

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan .

Postuar: 24/06/2018 - 09:51

Policia Rrugore e Tiranës nuk i ka kursyer ndëshkimet për shoferët që 'fluturuan&qu

Postuar: 24/06/2018 - 09:44

Një tejtër rast i tregtim të minave me telekomandë në Lezhë, është goditur nga policia.

Postuar: 24/06/2018 - 09:36

Moti në territor vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dendura vranësirat do të je

Postuar: 24/06/2018 - 08:28

Një pikë e transferimit të parave në Shëngjin është grabitur gjatë natës të së premtes në të gdhi