Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e 26-vjeçarit/ Komiteti i Helsinkit me deklaratë të jashtëzakonshme, jep ultimatumin e prerë: Të hetohen prokurorët dhe gjyqtarët që lanë të lirë dy vëllezërit Kusi (E PLOTË)

Postuar: 24/08/2019 - 15:30

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nisur nga sensibilizimi i madh në opinionin publik për vrasjen e të riut 26 vjeçar që rregulloi kondicionerin e një vile, ka bërë publik qëndrimin radikal për hetimin e prokurorëve dhe gjykatësve që kanë lënë të lirë dy vëllezërit që kryen vrasjen për krimet e tyre të mëparshme.

Komiteti shkruan në deklaratën e vet se ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë, ndërkohë që duhet të kishte veprime më të shpejta nga organet ligjzbatuese.

Prej tre ditësh, opinioni publik është tronditur nga vrasja e 26 vjeçarit për arsye banale se kondicioneri rridhte ujë. Indrit Celaj humbi jetën në punë e sipër, ndërkohë që policia vazhdon hetimet për ngjarjen.

Deklarata e plotë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Autorët kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje rezulton se janë larguar nga vendngjarja dhe sipas medias dyshohet se janë me precedentë të mëparshëm penale. Sipas medias, pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin në ngarkim të tyre për kryerjen e krimeve ndaj jetës, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

E drejta e jetës është një e drejtë themelore kushtetuese dhe shteti ka detyrimin pozitiv ta mbrojë atë. Por pavarësisht nga ky detyrim, krimet me motive të dobëta apo nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë.

KShH i sugjeron organeve të rendit që në përputhje me detyrat e parashikuara në ligjin për policinë e shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve kryesorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë. Ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç ka ndodhur në një nga zonat afër qendrës së Tiranës, shumë afër institucioneve të policisë së shtetit.

KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.

KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi. Ndërkohë që sipas ligjit nr.115/2016, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 00:27

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë. Raportohet 5 ballë tërmeti i fundit me epiqendër Durrësin.

Postuar: 21/09/2019 - 23:50

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pak para mesnatës në Nikël të Fushë Krujës.

Postuar: 21/09/2019 - 23:41

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pak para mesnatët në Nikël të Fushë Krujës.

Postuar: 21/09/2019 - 23:37

Nga tërmeti i cili tronditi vendin ditën e sotme ka mbetur i lënduar edhe një turist i huaj.

Postuar: 21/09/2019 - 23:22

Eksperti Rrapo Ormëni ka qenë në studion e News24 për të folur për tërmetet që goditën sot vendin

Postuar: 21/09/2019 - 23:11

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku shprehet se nga lëkundjet e forta të

Postuar: 21/09/2019 - 23:04

Qytetarët e Tiranës, Durrësit, por edhe të qyteteve të tjera kanë përjetuar momente tmerri ditën