BREAKING NEWS

“Prova të reja tronditëse”, Presidenti Meta bën lëvizjen e menjëhershme: Sapo firmosa...

“Prova të reja tronditëse”, Presidenti Meta bën
x

Aktualitet

Vrasja e 28-vjeçarit në “Astir”, policia shpall në kërkim shokun e viktimës, ja si e nxori në pritë para lokalit

Vrasja e 28-vjeçarit në “Astir”, policia shpall në

Pa kaluar 24 orë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiut në zonën e “Astirt”, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se e nxori në pritë të riun. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bënë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet N. D., shok me viktimën. Sipas policisë, ka qenë shoku i tij i cili e ka nxjerrë jashtë lokalit dhe më pas është qëlluar. Viktima është qëlluar sapo ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi në një rrugicë ku kanë humbur gjurmët.

Sipas dëshmitarëve okularë, mësohet se pas daljes së 28-vjeçarit qetësisht nga lokali nuk ka patur tension apo konflikt fizik, por pak minuta më pas Vilson Tafçiu, i njohur edhe me mbiemrin Noka, është qëlluar për vdekje me 3 plumba pistolete në gjoks duke gjetur vdekjen. Për lokalizimin e të dyshuarit, që nuk dihet nëse është autori direkt i vrasjes, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, por ende pa rezultat. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar në komisariat edhe dy vajzat që ishin nën shoqërinë e viktimës për tu marrë në pyetje.

Vajzat kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me çfarë kanë parë. Ato kanë thënë se kanë pirë kafe me të riun, kur afër tyre është afruar një person, i cili i ka kërkuar Vilsonit që të dilte pak, pasi kishin diçka për të sqaruar. Sipas tyre, viktima duket se e njihte personin që e nxori jashtë dhe këtë gjë, vajzat e mbështesin në mënyrën se si kishin komunikuar. Por teksa është larguar drejt një rrugice pranë një lokali, 28-vjeçari është qëlluar me plumb në zemër, duke gjetur vdekjen. Kamerat e sigurisë së bizneseve përreth kanë fiksuar dy makina, teksa largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga drejtuesit e dy mjeteve është shoqëruar dhe gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ka ikur me shpejtësi pasi ka dëgjuar të shtënat. Makina e autorëve, mendohet se është mjeti tjetër me ngjyrë të zezë “Golf 6”, prej të cilës nuk ka gjurmë. Grupi i hetimit po verifikon edhe automjetin tip "Golf 6" që është pikasur nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes dhe që dyshohet se është përdorur për tu larguar nga autorët. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë TT, e cila është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për tu verifikuar nëse është përdorur në vrasje. Hetimet për autorët e atentatit janë fokusuar tek e kaluara e viktimës, pasi dyshohej se ishte përfshirë në trafiqe droge, ku pasi është dënuar për heroinë dhe marijuanë është deportuar nga Franca drejt Shqipërisë pak muaj më parë. Sipas grupit hetimor paraprakisht, shkak i vrasjes së 28-vjeçarit dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës.

Vrasja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës kryeqytetin. Një 28-vjeçar u ekzekutua duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentuara dhe më të njohurit e zonës së “Astirit”. Viktima është identifikuar si Vilson Tafçiu, i cili mbante dhe mbiemrin Noka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në zonën e Astirit. Viktima, përpara se të ekzekutohej ka qenë i shoqëruar nga dy femra në lokal. Ai u thirr nga një shok i tij, tashmë i shpallur në kërkim. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtues të lartë të Policisë, ndërsa janë shoqëruar dy femrat që ndodheshin në tavolinë me Tafçiun dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni dhe informacione të vlefshme që mund të çojnë te autorët. Pas ekzekutimit të të riut Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi në një rrugicë, në zonën e Astirit, në afërsi të një lokali.