Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë, viktima dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale, zbardhen detajet e krimit

Vrasja e 33-vjeçarit në Rrogozhinë, viktima dyshohet i

Zbardhen detaje nga vrasja e 33-vjeçarit Klevis Kapllani mëngjesin e së martës, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Sipas burimeve, përveç të shkuarës me precedentë në Itali, dyshohet se Kapllani ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura edhe muajt e fundit në Elbasan dhe Peqin. Gjithashtu një detaj i rëndësishëm i zbuluar së fundmi mësohet të ketë qenë edhe fakti që disa ditë para vrasjes, në 12 shtator viktima ka pasur kontakt me disa persona ende të paidentifikuar nga policia dhe u ka dhënë në përdorim makinën e tij tip “Audi A6” deri në datën 14 shtator. Por makina nuk është kthyer dhe mëngjesin e datës 15 Kapllani u gjet i vrarë. Ndërsa mësohet se, nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistolete “GLOCK” dhe 17 fishekë, ku një fishek ishte në fole, 14 gëzhoja metalike me kapsolle te goditur, mjeti tip “Fiat” me targë AB 483 AK dhe dy telefona celular tip “Iphone” dhe “Samsung”, të cilat janë çuar në laborator. Gjithashtu mësohet se 33-vjeçari Klevis Kapllani mbrëmjen e së martës rreth orës 21:00 kishte dalë për të konsumuar një kafe me disa shokë të tij në një lokal të fshatit Sinaballaj, por nuk është kthyer më i gjallë. Sipas burimeve 33-vjeçari, besohet se është vrarë rreth orës 23:00 të natës, teksa po kthehej për në banesë, por kur kishin mbetur edhe gati 200 metra për të hyrë në banesë, 33-vjeçari është qëlluar me 14 plumba me një tip automatiku “Tomson” duke e lënë të vdekur. Ndërsa identifikimi i trupit të pajetë është bërë rreth orës 6:00 në mëngjes.
Detajet e ngjarjes
Mëngjesi i së martës shënoi një tjetër ngjarje të rëndë për vendin tonë pasi një 33-vjeçar me emrin Klevis Kapllani është gjetur i vrarë me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Sipas burimeve, konkretisht trupi i pajetë i të riut është gjetur rreth orë 6:00, brenda makinës së tij, 200 metra larg banesës, por dyshohet se vrasja ka ndodhur disa orë më parë në një kohë kur ai kishte dalë për të konsumuar një kafe dhe pas dy orësh teksa po kthehej për në shtëpi, zihet prihet nga disa të panjohur. Gjithashtu mësohet se Kapllani është goditur sapo ka qëndruar makinën, pasi frenat e dorës së mjetit tip “Fiat”, janë konstatuar të ngritura. 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikut të drogës dhe i dënuar në Itali, mësohet të jetë qëlluar me 14 plumba me një tip automatiku “Tomson”. Ndërsa nga kontrolli i zonës ku ka ndodhur ngjarja policia ka identifikuar një pistoletë tip “Glock”, e cila dyshohet t’i ketë rënë në ikje e sipër njërit prej autorëve. Nga vëzhgimet e bëra në vendin e ngjarjes mësohet se ekzekutimi i të riut është bërë mes disa arave me misra, në një rrugë të pashtruar, larg banesave duke e bërë të vështirë identifikimin e autorëve, të cilët mesa duket kanë qenë të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë të atentatit të kryer. Klevis Kapllani 33-vjeç mbrëmjen e së martës rreth orës 21:00 kishte dalë për të konsumuar një kafe me disa shokë të tij në një lokal të fshatit Sinaballaj, por nuk u kthye më i gjallë. Sipas burimeve 33-vjeçari, besohet se është vrarë rreth orës 23:00 të natës, teksa po kthehej për në banesë, por kur kishin mbetur edhe gati 200 metra për të hyrë në banesë, 33-vjeçari është qëlluar me 14 plumba me një tip automatiku “Tomson” duke e lënë të vdekur. Deri tani dyshohet se autorët e vrasjes ka qenë dy, të cilët pas një plani të mirëmenduar mësohet t’i kenë zënë pritë të riut në një arrë të mbjellë me misër. Fillimisht si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë autorët mësohet të kenë hedhur në rrugë disa degë ferrash.