BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrasja e 49-vjeçares në liqenin e Sharrës, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar

Vrasja e 49-vjeçares në liqenin e Sharrës, prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje dënimin me burgim të përjetshëm të Dashamir Xhepës, personin i cili dyshohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi trupin e pajetë në ferra. Pretenca është dhënë ditën e djeshme nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjyqtarit Artan Gjermeni, të dënojë Xhepën me burg përjetë. Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë. Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës. “Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”, ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.
Ngjarja
Lirie Xhepa, 49 vjeçe, u gjend pranë liqenit të Sharrës në shkurre, e masakruar nga kalimtarë të rastit, mëngjesin e 14 shkurtit 2019. 49-vjeçarja, pasi është torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, është qëllua tre herë me pistoletë nga kunati i saj. Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë se gruaja e masakruar ka marrë një plumb në kokë dhe dy në bark. Pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve policia identifikoi autorin e krimit makabër, i cili ishte kunati i Lirie Xhepës. Gjithashtu nga hetimet paraprake ditën e ngjarjes u zbulua se viktima ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte hedhur në një ferrë pranë liqenit të Sharrës. Sipas hetuesve vrasja e 49-vjeçares, është bërë rreth orës 21:00-22:00 të datës 13 shkurt. Lirie Xhepa ishte larguar nga banesa pasditen e datës 13 pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar. 49-vjeçarja, ishte e ve, prej 15 vitesh ajo ka humbur bashkëshortin dhe është nënë e 4 fëmijëve. Ajo jetonte me dy djemtë e saj të vegjël ndërsa dy të tjerët i kishte në emigrim një në Angli dhe tjetri në Greqi. Ndërkohë, fqinjët e viktimës mësohet të kenë thënë pas ngjarjes së rëndë se ajo ishte një grua punëtore dhe e urtë. Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh. Gruaja u gjet në shkurre nga banorë të zonës, ndërsa ishte e veshur hollë dhe jo me xhup, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë në ambient tjetër dhe më tej është hedhur në shkurret e kodrave të liqenit të Sharrës. Ndërsa arrestimi i autorit, kunatit të saj, Dashamir Xhepa u bë në 26 shkurt të 2019 në qytetin e Peshkopisë ku edhe ishte fshehur. 39-vjeçari, pas krimit është larguar në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet qytetit. Xhepa u ndalua në hotel në momentin kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se pasi kishin rënë në gjurmët e 39-vjeçarit shkuan në hotelin ku u kamufluan si klientë dhe pasi identifikuan autorin bënë të mundur arrestimin e tij. Në pranga ka rënë dhe pronari i këtij biznesi, M.S, i cili akuzohet se ka përkrahur autorin e krimit. Sipas burimeve M.S do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës, drejt Maqedonisë, 39-vjeçarin, tashmë të arrestuar. Pas arrestimit materialet hetimore ndaj 39-vjeçarit, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mbi të rëndon akuza e “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërsa M. S. është hetuar nga prokuroria për “Përkrahje e autorit të krimit”. Pas arrestimit Xhepa është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa pritet të merret në vazhdim në pyetje për rrethanat e vrasjes së kunatës 49-vjeçare.