Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, identifikohet autori

Postuar: 19/09/2018 - 08:33

Një 69-vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Tropojë. Tahir Bajraktari është ekzekutuar në fshatin Doberdol.

Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se vrasja e 69-vjeçarit ka ndodhur për  motive të dobëta, si edhe se po punohet  për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë:

Tropojë.

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së  69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur   mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur  identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi  N.L dyshohet se më datë 18.09.2018,  për motive të dobëta  dyshohet se ka  vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 19:50

Një çiklist me shtetësi italiane është aksidentuar pasditen e sotme, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ndërsa çiklisti i aksidentuar është identifikuar si Massimo Rossa.

Postuar: 23/05/2019 - 19:36

Tre 15-vjeçarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Fierit.

Postuar: 23/05/2019 - 19:01

Në rrugën e “Elbasanit”, në një garazh, ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta.

Postuar: 23/05/2019 - 18:40

Këtë të enjte janë sekuestruar 36 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Postuar: 23/05/2019 - 18:37

 36 mijë gjimnazistë janë në ankth për mbarëvajtjen në provimet e Maturës Shtetërore.

Postuar: 23/05/2019 - 18:12

Në vazhdim të operacionit të policisë së Pordenone të Italisë ku u arrestuan 3 shqiptarë, pasi ak

Postuar: 23/05/2019 - 17:49

Dy ditë para protestës së opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimi