BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Aktualitet

Vrasja e Arjan Spahiut në 2020, Prokuroria belge akuzon si porositës dhe shpall në kërim Franc Çopjan, miku i Kel Kamamit dhe armik me Erion Alibejn

Vrasja e Arjan Spahiut në 2020, Prokuroria belge akuzon si porositës

Prokuroria belge ka zbuluar se porositësi i ekzekutimit të 38-vjeçarit Arjan Spahiu në 27 nëntor 2020 në Belgjikë është Franc Çopja (Bako). Pas gati 2 vitesh hetime intensive, autoritetet e drejtësisë belge  përcaktuan se i kërkuari i drejtësisë shqiptare për plagosjet e Klevis Gjinit dhe Emiljano Gjinit në 2017, ka urdhëruar nga Dubai ekzekutimin e kunatit të Erjon Alibejt, njëri prej personave kryesore të krimit të organizuar shqiptar, i cili po gjykohet për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ka qenë dëshmia e Erion Alibeajt që orientoi prokurorinë belge drejt identifikimit të Franc Çopjas si porositës të ekzekutimit të Arjan Spahiut. Por, organet hetimore dhe policore të Belgjiës ende nuk kanë mundur të zbulojnë se kush janë ekzekutorët e Spahiut, i njohur ndryshe si "Arjani i vogël".

Kyç Erion Alibej, dëshmoi se Franc Çopja ndihmohej në trafik droge nga "armiku" i tij

Erion Alibeaj dëshmoi para një grupi prokurorësh belgë, të cilët erdhën kohë më parë në Shqipëri, se Franc Çopja ka kontakte të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai përmendi se Çopja ka mbështetjen e Mikel Qosjes (Kel Kamami), i cili kërkohet nga Shqipëria për Masakrën e Bradashehit në 29 dhjetor 2018, ku u ekzekutuan vëllai i Endritit, Erion Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe miku turk Erdal Duranai. Erion Alibej tregon më tej se Mikel Qosja strehohet në Dubai me familjen. Për Franc Çopjan, ai nënvizoi se është ndihmuar nga një maroken në përhapjen e trafikut të drogës, madje investon dhe shkon shpesh në Marok. "Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit, por më i rëndësishmi pasi ka lidhjet me bizneset e lëndëve narkotike. Nga ai kanë ardhur pasojat e ngjarjeve që kanë ndodhur aktualisht, pasi ata mbështeten te një shoku i tyre që kanë 5 vite që e njohin, që quhet Mikel Qosja (Kamami), i cili është në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait tim. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin 'Baloti'. Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e drogës kokainë.Sot e kësaj dite ata ia kanë pranuar të gjithëve në Dubai që janë organizatorët e këtyre ngjarjeve", dëshmoi Erion Alibej për armiqtë e tij Franc Çopja dhe Mikel Kamami.

Dëshmia për Spahiun: Zbuloi kush po na vriste, kanë paguar Çopjat

Përpara prokurorëve belgë, Erion Alibej deklaroi se Arjan (Ardit) Spahiu, kunati i tij, merrej me përpunimin e kokainës në Belgjikë. Ai akuzon grupin e vëllezërve Çopja se për shkak të rivalitetit në kontrollin e trafikut ndërkombëtar të drogës, kanë paguar për eliminimin e tij. Madje, Alibej pretendon se Arjan Spahiu kishte zbuluar se do ta vrisnin dhe kush ishin personat që po shënjestronin familjen e tyre për t'i vrarë. "Ai (Arjan Spahiu ose Ardit Spahiu) më thoshte se po merrej me përzierjen e lëndës së kokainës kundrejt çmimeve që i jepnin persona që u bënte këtë shërbim. Jam i sigurtë që kanë paguar për vrasjen e tij, sepse Arditi po zbulonte planet e tyre. Me punën që bënte Arditi dhe duke menduar një grup si i Çopjave që merrej me kokainë, lidhjet që kanë ata dhe lekëve që disponojnë, mund të kenë futur çdokënd në mes për të marrë informacion, po ashtu edhe ndonjë shokun e ngushtë të Arditit për të identifikuar atë dhe lëvizjet e tij. Unë di që Arditi ka qenë i rrezikuar, sepse ai ka qenë njeriu i vetëm që ka hulumtuar nga radhët tona për të marrë vesh se si kanë ndodhur ngjarjet, kush ishin ata, si edhe që mësoi për veten e tij që po e kërkonin për ta vrarë", u shpreh për Arjan Spahiun kunati i tij, Erion Alibej.

Vëllezërit Çopja drejtojnë rrjet trafiku ndërkombëtar droge

Franc Bako dhe dy vëllezërit e tij HajdaR Bako (Hysaj dhe Çopja) dhe Ervin Bako (Çopja), ka dyshime të forta se drejtojnë një grup kriminal që ka si aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në disa shtete të Europës. Bako thirret ndryshe si “Dari i Elbasanit”, ndërsa jeton në Dubai, ku vizitën e fundit në Shqipëri e ka pasur në 6 shkurt 2021. Franci dhe Hajdari u konfliktuan vite më parë me Klevis Gjinin, vëllain e tij Alfredin dhe kushëririn e tyre Emiljano Gjini në restorant "Dervishaj". Palët u konfliktuan fizikisht dhe përfunduan në përdorimin e armëve duke shkrepur 16 plumba. Për pasojë, mbetën të plagosur Klevis Gjini, Emiljano Gjini dhe Hajdar Bako. Klevisi dhe Hajdari u arrestuan, ndërsa Franci Bako (Çopja) u arratis.