BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, porositësi dyshohet se ndodhet në Spanjë, nisin kërkimet

Vrasja e Artan Cukut, porositësi dyshohet se ndodhet në Spanjë,

Bledar Jambelli, i shpallur në kërkim nga policia si porositësi i vrasjes së ish- kreut të Policisë së Vlorës Artan Cuku, dyshohet se fshihet në Spanjë. Verifikimet e kryera, konfirmuan se deri para pak javësh ai qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid. Burime nga grupi hetimorë thonë se autoritet shqiptare i kanë dërguar të dhëna autoriteteve shqiptare mbi identitetin e Jambellit. Autoritet shqiptare kanë dërguar shenjat e gishtave dhe disa foto të tij autoriteteve spanjolle, për shkak se ai ka ndryshuar herë pas herë vendin e strehimit dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara ka mundur t’iu shpëtojë policisë. Sipas burimeve nga grupi hetimorë në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje. Këto aktivitetet të paligjshme shkaktuan një luftë mes bandave shqiptare në Spanjë. Nga këto përplasje në vitin 2006, u vra Seldi Zanaj, në Barcelonë. Për këtë krim u dyshua Sokol Rama. Në shenjë hakmarrjeje me 11 Nëntor 2006, në qendër të Vlorës, u vra oficerja e Marinës, Eleonora Rama, 47 vjeçe, nëna e Sokol Ramës. Tri javë më vonë, pranë Pusit të Mezinit, Bledar Jambelli në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se vrau për llogari të Sokol Ramës, Shpëtim Mukën, daja i vëllezërve Zanaj. Në këtë atentat u plagos edhe nipi tjetër i Mukës, Edvin Zanaj, i cili u vra me 1 Nëntor të vitit 2007, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Edhe në këtë vrasje dyshohet se është përfshirë Jambelli. Arrestimi i tij, në vitin 2012, nga Policia e Vlorës që drejtohej nga Artan Cuku, mund të kishte çuar në dokumentimin e një serie vrasjesh mes dy grupeve. Pikërisht ky është edhe shkaku që mendohet se ka çuar Jambellin të porosisë vrasjen e Cukut.

Si u lirua në 2012 Bledar Jambelli

Dy akte ekspertimi të gjurmëve të gishtave, të cilët në dhjetorin e 2012 nxorën konkluzione të ndryshme, u bënë shkak për lirimin nga burgu të Bledar Jambellit, personit të shpallur në kërkim si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cuku. Jambelli ishte hetuar për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2006, kur rreth orës 15:00 në lagjen "11 janari" Vlorë ku mbetën të vrarë Shpëtim Muka dhe Ervis Shehaj. Dosja e kësaj ngjarje u pezullua nga prokuroria e Vlorës por rihapja e saj u kërkua nga policia në 2012. Sipas vendimit të gjykatës më 6 dhjetor të po atij viti policia ndaloi në Rinas, Bledar Jambellin e njohur si Rikard Muho si i dyshuar për vrasjen e Amarildo Delaj më 4 shtator 2012. Me këtë rast policia sugjeroi rifillimin e hetimeve të pezulluara për vrasjen e dyfishtë të Mukës dhe Shehajt dhe plagosjen e Edvin Zanajt. Jambellit iu morën gjurmët e gishtërinjve për t’iu krahasuar me ato të gjetura në makinën e përdorur në vrasjen e Vlorës. Akt ekspertimi i datës 14 dhjetor 2012, me nr 11 584 theksonte se, gjurma A është formuar nga gishti i dorës së unazës dhe i vogël të dorës së djathtë të Bledar Jambellit. Por i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me të. Akti i ekspertimit është përsëritur në datën 30 dhjetor 2012 për gjurmët tjera të gjetura në makinë, dhe konkluzioni me numër Nr 12117, shprehet se "Gjurma papilare e shënuar me shkronjën "B" e fiksuar ne vendin e ngjarjes nuk është formuar nga duart e Bledar Jambellit. Në vendimin e pafajësisë për Bledar Jambellin, gjykata e Apelit Vlorë shprehet se ekspertimi i gjurmës së gjetur në vendngjarje e cila përkoi me shenjën e gishtit të Bledar Jambellit nuk ka vlerë pasi vendi i gjetjes dhe marrjes se gjurmës "A" nuk është shoqëruar me fotografi. Me këtë argument Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e prokurorisë për pafajësinë e Bledar Jambellit. / Elvis Myrta

Më të lexuarat