BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Elbasan, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të tjerëve

Vrasja e babë e bir në Elbasan, Gjykata e Posaçme kalon

Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen e vrasjes së dyfishtë në vitin 2012, në Elbasan. Bëhet fjalë për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit. Dosja ka kaluar në gjykim me të pandehur Ardian Çapja, Klajdi Dokoli, Jorgo Leku dhe Etjen Cani. Ndërkohë për dy të pandehurit e tjerë për vrasjen, Florenc Çapja dhe Ervis Bardhi, Gjykata e Posaçme ndau dosjen për shkak të faktit se janë në mungesë. Nga dy të akuzuarit e fundit për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, Ervis Bardhi u arrestua në Greqi dhe Florenc Çapja u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku ka kërkuar dhe azil. Përsa i përket të arrestuarve të tjerë, arrestimi i Ardian Çapjas u bë mëngjesin e 29 marsit të këtij viti, pasi dyshohet se ka pasur lidhje në vrasjen e dyfishtë të organizuar. Motivi mendohet të ketë qenë për arsye hakmarrje pasi Gentian Neiziri së bashku me shtetasin Armand Hasani dhe Dritan Shema vranë vëllanë e Ardian Çapjas, biznesmeni Sokol Çapja, në vitin 2005. Duke mos harruar se Ardian Çapje është një emër i njohur për Elbasanin, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë i shoqëruar disa herë nga autoritet, ndërsa në vitin 2017 i ka shpëtuar dy atentateve të bëra ndaj tij, një me pistoletë e një me eksploziv. Akoma nuk janë gjetur autorët e atentateve, për të cilat dyshohen se janë për konflikte brenda fisit.

Ja se si ndodhi vrasja e paramenduar

Vrasja e dyfishtë ndodhi më 25 gusht 2021. Fillimisht, Jorgo Leku në bashkëpunim me Etjen Canin u paraqitën në shtëpinë e viktimave si pjesë e shoqërisë së djalit. Gentiani, në atë kohë ishte i paralizuar dhe ndodhej në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë, për shkak se ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur në Elbasan. Shtetasi Jorgo Leku, së bashku me Etjen Canin shkuan në shtëpinë e Gentian Beqirit, të cilëve derën ua hapi babai i viktimës, Nezir Beqiri, pasi ata u prezantuan si shokët e djalit. Në atë moment, Etjen Cani qëlloi me 7 plumba të një pistolete me silenciator duke e lënë të vdekur në vend Gentian Beqirin , ndërsa babain e tij e mbytën. Gjithë ngjarja ndodhi ndërkohë që shtëpinë e viktimave po e ruanin dy efektivë policie. Më vonë, këta efektivë u akuzuan për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në atë kohë, pista e parë e hetimeve për vrasjen e dyfishtë, ishte ajo e motiveve të dobëta pasi Etjen Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën. Më vonë, u dyshua motivi i hakmarrjes së vjetër me familjen Çapaj, duke qenë se Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan biznesmenin Sokol Çapja në një lokal në dhjetor të 2005, në Elbasan. Ndërkohë, pas vrasjes së Beqirit, disa vite më vonë u krye dhe ekzekutimi i vëllait të tij, Astrit Beqiri. Trupi i tij u gjet në prillin e vitit të kaluar pranë një karburanti, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Përsa i përket vrasjes së këtij të fundit, policia ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen e ndodhur por, përsëri dyshimet e tyre të para u lidhën me motivin e gjakmarrjes së vjetër të familjes së tij me atë të familjes Çapaj.

Më të lexuarat