BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës kalon dosjen në SPAK, dyshohet për grup të strukturuar kriminal

Vrasja e Behar Sofisë në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës kalon

Dy muaj nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia në qendër të Tiranës, dosja hetimore kundër 4 personave të arrestuar, si të dyshuar për këtë ngjarje, i ka kaluar SPAK për hetime të mëtejshme. Ky vendim nga ana e prokurorisë është mbështetur me argumentin se katër personat e ndaluar, dyshohet të kenë vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe ia ka kaluar kompetencën strukturës së posaçme. Më konkretisht në vendimin për moskompetencë është argumentuar se personat përgjegjës për vrasjen e Behar Sofisë kanë vepruar me detyra dhe role të ndara, duke plotësuar elementët juridikë të akuzës së “Grupit të strukturuar kriminal”. Për këtë arsye është kërkuar që të jetë SPAK që të vazhdojë procedurat për Ernejt Shytin, Skënder Vathin, Xhuliano Vishan dhe Leonard Xhixhan si dhe për të zbuluar personin që ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt. Sakaq nga hetimet e deritanishme, ende nuk dihet se cili është porositësi i ekzekutimit, por dyshimet janë se ngjarja lidhet me konfliktet për trafikun e lëndëve narkotike. Kujtojmë se më herët, autori i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, Skënder Vathi ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje kriminale, teksa ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Edhe pse grupet hetimore kanë siguruar prova të forta për të pas arrestimit të autorit kryesor, Vathi nuk e ka pranuar asnjëherë se ka “gisht” në ekzekutimin mafioz të 66-vjeçarit Behar Sofia. Ai ka mohuar gjithashtu edhe pronësinë e një telefoni të sekuestruar, nga ku është zbuluar se Vathi orientonte gjithë bandën e urdhëruar për të vrarë Sofinë, bazuar tek çdo lëvizjeje që ky i fundit bënte. Ndërkohë mësohet se të arrestuarit e tjerë Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha nuk kanë dorëzuar ende ankim në Apel, ndërsa i vetmi që e ka pranuar krimin është 24-vjeçari Shyti.
Sinjalizimet, lëvizjet e autorit deri në ekzekutimin e Sofisë
Përpos faktit që ekzekutimi i Sofias ishte sa i papritur aq edhe tronditës për opinion publik, ajo që tërhoqi më tepër vëmendje në gjithë vorbullën e dinamikës së kësaj ngjarjeje, ishte strategjia e autorit për të mbuluar gjurmët e krimit. Kujtojmë që pak para se të kryente vrasjen e 66-vjeçarit, pamjet filmike kanë kapur një tjetër “rreng” të 24-vjeçarit Ernejt Shyti, që ka ndihmuar në zhdukjen e gjurmëve të tij pas vrasjes. Kështu, referuar kamerave të sigurisë mësohet se atentatori është vënë në ndjekje të 66-vjeçarit, pas sinjalizimit me sms nga bashkëpunëtorët me tekste, “duro vëlla, s’ka dalë akoma”, “doli” dhe nga “bregu i Lanës”. Nga ky moment referuar pamjeve Sofia mësohet të ketë kaluar me nxitim vijat e bardha për të vazhduar më pas të ecë në trotuar buzë Lanës në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Autori i dyshuar ndërsa fillimisht po i afrohej Sofisë kthehet në mes të rrugës për të ndjekur nga pas 66-vjeçarin. Ndërsa, gjithë këto lëvizje ai i bën duke u hequr si një person që ka probleme me njërën këmbë. Më tej referuar pamjeve, autori i dyshuar i veshur me një kostum sportiv e që në fytyrë mban maskë anti-covid kalon mes grumbullit me automjete dhe e ndjek 66-vjeçarin për rreth 30 metra deri sa e qëllon me dy plumba që i morën jetën, duke e lënë të shtrirë në trotuar. Nga ky moment kamerat e sigurisë kanë fiksuar gjithashtu se atentatori, po duke çaluar ka lëvizur në drejtim të urës së Lanës aty ku kishte lënë biçikletën me të cilën largohet nga vendngjarja.