Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vrasja e biznesmenit në Shkodër me 20 plumba/ Vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët, një tjetër në kërkim

Postuar: 25/03/2019 - 13:53

Policia e Shkodrës thotë se ka vënë në pranga tre persona të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ferdinand Polisë më 20 mars.

Gjatë paradites së sotme, pas hetimve të policisë së Shkodrës me ato të Tiranës u bë finalizimi i operacionit ku u bë ndalimi i shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër dhe A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 09:16

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Postuar: 25/06/2019 - 09:08

 Në prangat e policisë ka rëndë një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, p

Postuar: 25/06/2019 - 08:47

Identifikohet shqiptari i arratisur nga një burg ne Itali.

Postuar: 25/06/2019 - 08:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Senes të Divjakës ku një 42-vjeçar, b

Postuar: 25/06/2019 - 07:31

Dy nënkomisarë dhe një avokat janë arrestuar pasditen e djeshme në Fier pasi akuzohen se nëpërmje

Postuar: 25/06/2019 - 07:30

Dhjetë vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Klodian Cirunën i akuzuar se nëpërmjet masht

Postuar: 25/06/2019 - 07:20

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në me