Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Vrasja e bujshme e ‘mbretit’ shqiptar të drogës, arrestohet njëri nga të dyshuarit (Zbulohet kërcënimi me vdekje që Beqiri kishte marrë në 2016-n)

Vrasja e bujshme e ‘mbretit’ shqiptar të drogës,

Bëhet me dijet se ditën e djeshme është arrestuar një 22-vjeçar në Danimarkë për vrasjen brutale të ndodhur në Krishtlindje ndaj Flamur Beqirit, në sy të gruas së tij dhe djalit të mitur.

22-vjeçari i dyshuar u mbajt nën një urdhër arrestimi Evropian në Aeroportin e Kopenhaenit me kërkesë të Scotland Yard pasi mbërriti atje me një fluturim nga Tajlanda.

I riu i arrestuar dje, Anis Hassimi, është nga qyteti suedez Malmo, ku Beqiri u arratis në vitin 2016 pasi mori kërcënime me vdekje.

Detektivët britanikë të skuadrave të vrasjeve kanë qenë në lidhje me kolegët suedezë dhe besojnë se Beqiri, me origjinë shqiptare, ishte përfshirë në një luftë bandash me kriminelët e Afrikës së Veriut.

Një person besohet të ketë mbajtur Beqirin nën vëzhgim përpara se ta qëllonte, ndërsa ishte kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Policia beson se Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, e cila financonte dhe stilin e jetës ekstravagante të tij dhe dasmën luksoze të mbajtur në liqenin e Comos në Itali, në tetor 2018.

Burri i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane. Ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të luftojë për të mos u esktraduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia tha: “Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arrestimi Evropian me dyshimin për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”