BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

Vrasja e Caroline/ “Ne prisnim se kur do të ‘shpërthente’ bomba e kur do të vinin ditët e turpit”, gazetarja e njohur shqiptare në Greqi: Na shokuan me tituj kundër shqiptarëve për 37 ditë

Vrasja e Caroline/ “Ne prisnim se kur do të

Gazetarja Ira Londo nga Athina mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë vendin fqinj, e më gjerë, vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj.Ngjarja tragjike ndodhi në maj, ku për javë me radhë në mediat greke u aludua se autorët ishin shqiptarë, nisur dhe nga dëshmia e bashkëshortit të viktimës se kishte dëgjuar të flitej shqip nga grabitësit. Por, pas zbardhjes së të vërtetës nga policia, rezultoi se autori ishte vetë bashkëshorti, i cili e kishte inskenuar krimin si grabitje.

Lidhur me këtë, gazetarja Londo tha se për 37 ditë me radhë në mediat greke kishte tituj e lajme bombastike për shqiptarët, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës. Kjo sipas saj, ishte shokuese për shqiptarët që jetonin në Greqi, të cilët prisnin kur do të “shpërthente” bomba dhe kur do të vinin ditët e turpit për ta.

“Ishte tepër shokuese ngjarja, mënyra si u vra e reja. Gradualisht, pas dëshmisë së pilotit se kishte dëgjuar të flitej shqip, dolën tituj bombastik. Vetë policia vuri shifrën e 30 mijë euro për informacion për autorët. Ne prisnim se kur do të ‘shpërthente’ bomba e kur do të vinin ditët e turpit. Por, policia dje tha se e ka kuptuar që në fillim se autor i krimit ishte vetë bashkëshorti dhe se nuk kishte grabitje. Për 37 ditë dolën me lajme bombastike, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës, kur policia kishte të dhëna se autorët nuk ishin shqiptarë. Pse duhet të publikoheshin tituj të vazhdueshëm e të kishte deklarata të jashtëzakonshme nga mjaft figura të rëndësishme të vendit? Jo vetëm politikanë, por edhe në rrjete sociale, kryetarja e prokurorëve postonte një pyetje “A e imagjinoni dot një grek të bëjë një krim të tillë?” Përgjigjja sot është “Po, e imagjinojmë”. Tani mediat greke janë pozicionuar hapur me titujt “Falje shqiptarëve”. Tani janë të detyruar të justifikohen ndaj komunitetit shqiptar”, tha gazetarja Londo./BW