BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x

Aktualitet

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç që tronditi opinionin/ Autorit të dyshuar i jepet masa e sigurisë te Trauma, ai mohoi krimin, por … (Çfarë vendosi gjykata?)

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç që tronditi opinionin/

Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kurbin tronditi mbarë opinionin publik, ditën e sotme Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si njeri nga autorët.

Masa e sigurise per Tushen eshte bere mbremjen e se martes ne spitalin e Traumes ne Tirane ku po merr mjekim, pasi eshte i plagosur ne kembe.

I riu ka mohuar qe te kete lidhje me ngjarjen, por pritet pergjigjia e analizimit te njollave te gjakut qe do te faktojne ose jo perfshirjen e tij ne kete krim.

***

Natën kur u vranë dy biznesmenët Lika dhe Gjergji, në spital ka mbërritur i plagosur edhe Kreshnik Tusha. Grupi hetimor dyshon që ai të jetë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në vendin e ngjarjes, por ky fakt është mohuar nga i riu. Mësohet se dy nga plumbat e kanë kapur në këmbën e djathtë të dyshuarin, i cili mbeti i plagosur dhe në ato momente burimet thonë se kanë dalë dy persona të tjerë nga automjeti dhe e kanë marrë duke e vënë në makinë për t’u larguar më pas me shpejtësi, përgjatë autostradës në drejtim të Milotit.

Pak minuta pas ngjarjes, në Urgjencën e Spitalit të Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Ai është dërguar në spital nga familjarët, të cilët u kanë pohuar bluzave të bardha se djali i tyre ishte vetëplagosur me armë zjarri në shtëpi. Pavarësisht deklaratave të familjarëve dhe 21- vjeçarit, Policia ka dyshime të forta se pikërisht i riu është personi që ka qëlluar në drejtim të dy biznesmenëve.

Për ta faktuar këtë janë administruar dhe sekuestruar të gjitha provat në vendin e ngjarjes, si dhe po analizohen njollat e gjakut. Nisur nga skema dhe organizimi ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin.

Ata kanë qenë në vëzhgim nga atentatorët, të cilët kanë pikasur vendin dhe kohën më të përshtatshme për të qëlluar ndaj tyre. Mbetet ende e paqartë se cili mund të ketë qenë objektivi i atentatit, por hetimet janë përqendruar tek e shkuara e dy biznesmenëve dhe konfliktet që ata mund të kenë pasur.

Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan mbrëmjen e së shtunës pranë një hoteli në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. 37-vjeçari Bujar Hasani humbi menjëherë jetën, ndërsa 53- vjeçari Gjergji gjeti vdekjen pak orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.