Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Vrasja e Fatmir Xhindit/ Gazetari 'përplaset' me deputetin: Është zbardhur motivi dhe autori i ekzekutimit!

Vrasja e Fatmir Xhindit/ Gazetari 'përplaset' me deputetin:

Vrasja e ish deputetit të PS-së, Fatmir Xhindit para derës së shtëpisë së tij në Roskovec, është një ngjarje e rëndë që edhe pas 11 vitesh ende nuk është zbardhur motivi dhe autorit. Por gazetari Elton Qyno bëri disa deklaruat të forta në emisioni 'Repolitix" duke thënë se vrasja e ish deputeti nuk ka ndodhur për çështje politike por për motive morali dhe se vrasësi i tij ndodhet në Roskovec.

Kjo deklaratë e fortë solli debate mes gazetarit dhe deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, i cili i tha se po bën një gabim trashanik pasi sipas gazetarit po aludohet se dihet motivi dhe vrasësi dihen, por se drejtësia nuk po vepron.

Debati i plotë:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.

Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini.

Fatmir Xhindi u ekzekutua më 2 maj të 2009 para derës së shtëpisë së tij në Roskovec. Xhindi kishte qenë më parë tek shtëpia e të atit, ku kishte lënë fëmijën e vogël me gjyshin dhe ishte nisur i vetëm drejt banesës në Roskovec me fuoristradën e zezë. Pasi del nga makina një person i afrohet dhe e qëllon me 6 plumba pas shpine dhe më pas largohet. Autori nuk u identifikua kurrë edhe sot pas 11 vitesh nga ekzekutimit.