BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Aktualitet

Vrasja e Fushë Krujës në SPAK/ Zbardhen detaje tronditëse, hetuesit kanë konstatuar përfshirën e një grupi kriminal në atentat, dyshohet se...

Vrasja e Fushë Krujës në SPAK/ Zbardhen detaje tronditëse,

Atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës me 91 plumba ndaj Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, do kalojë për hetime më të avancuara në prokurorinë e posaçme SPAK.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se grupi i hetimit që heton këtë çështje, përgjatë këtyre 7 muajve ka konstatuar elementë të përfshirjes së një grupi kriminal.

Autorët kanë vepruar me role të ndara nga njëri-tjetri. Por në bashkëpunim mes tyre, kanë pasur si qëllim realizimin e atentatit me armë që solli vrasjen e 3 personave në 17 korrik të 2022.

Gjatë një analize hetimore të zhvilluar në muajin Janar 2023, grupi i hetimit diskutoi për kalimin e dosjes në SPAK.

krimi i rëndë siç është "Vrasja në rrethana cilësuese ndaj 1 ose më shumë personave", është kryer në format e grupit kriminal, akuza këto që i ka si kompetencë lëndore prokuroria SPAK, tha një burim pranë prokurorisë.

Ngjarja vijon të jetë pa autor, ndërsa dyshimet janë përqendruar tek disa persona në zonën e Tiranës dhe Laçit, të cilët janë duke u verifikuar.

Dhjetëra persona janë marrë në pyetje dhe një sërë veprimesh hetimore, janë kryer, por deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Ndërsa kohët e fundit është identifikuar dhe një punonjës policie i komisariatit të Kurbinit, që dyshohet si i implikuar në këtë krim.

Deri në këtë fazë të hetimit ndaj këtij punonjësi policie, nuk është marrë asnjë masë ndaluese nga prokuroria por dhe asnjë masë për përjashtimin e tij nga radhët e policisë.